Kandidati i PD Xhemal Bushati mirëpriti në një takim përfaqësues të biznesit të Shkodrës të cilet dhaë mbështetjen e plotë për zgjedhjet e 6 marsit. Kandidati Bushati: Me biznesin zhvillojmë Shkodrën.
Përfaqësues të biznesit në Shkodër kërkuan në takimin e zhvilluar me kandidatin e PD Shkodër Xhemal Bushati që të gjejnë dyert e hapura për bashkëpunim sepse deri më tani kjo ka munguar. Kandidati Bushati tha se me biznesin do ketë bashkëpunimin kryesor.
“Unë i di hallet e biznesit sepse vij nga kjo fushë. Bashkia e së nesërmes nuk do të jetë armike e biznesit, por përkrahësja më e madhe e tij.
Biznesi do të ketë gjithmonë derën e hapur, si dhe dorën e bashkëpunimit. Politika e lakut të fytit do të marrë fund në Bashkinë e Shkodrës.
Jam njëri nga ju, nuk di të zhgënjej dhe nuk do të zhgënjej”.