TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takua sot me homologun Memli Krasnqi, liderin e Partisë Demokratike të Kosovës në selinë blu. Pas përfundimit të bisedimeve, kryedemokrati tregoi se komunikuan midis tyre për disa çështje si avancimi i dialogut Kosovë-Serbi, forcimin e institucioneve dhe luftës ndaj korrupsionit në të dy vendet. Basha shtoi se partia që drejton do të japë gjithçka që Kosova dhe forcat politike në këtë vend të përfitojnë sa më shumë nga bashkëpunimi mes dy vendeve tona. Gjithashtu, shefi i opozitës komplimentoi angazhimin e Krasniqit në politikë duke thënë se kjo është nëj shenjë e mirë që rinia shqiptare të marrë përsipër barrën e përgjegjësisë të drejtimit të vendit.
“Folëm për zhvillimet e fundit të dialogut me Serbinë, ku Partia Demokratike qëndron fuqimisht në të njëjtin pozicion që është njohja e ndërsjelltë mes dy vendeve. Rikthimi i një koordinimi të fuqishëm BE-SHBA ëshë nëj shans i madh për të kaluar pengesat që të shmangen çdo skenar që aviten në Bosnje- Hercegovinë. Forcimi I luftës kundër Korrupsionit dhe I shtetit, armiku në Shqipëri në Kosovë janë institucionet e dobëta. Kanë përgjegjësi të madhe qeveritë dhe opozita. Shqipëria ka një detyrë të përhershme por si anëtare e përkohshme Këshillit të Sigurimit për të shtyrë përpara çështjen e Kosovës të angazhimit dhe anëtarësimit në vendet ndërkombëtare. Partia Demokratike nuk do të kursejë asgjë që Shqipëria të japë gjithçka që mundet që Kosova dhe forcat politike në Kosovë të kenë benefitet maksimale nga një bashkëpunim i ngushtë. I uroj suksese Memli Krasniqit, në këtë kuadër është një shenjë e mirë për rininë shqiptare që të mbajëbarra e përgjegjësisë. Politikën të mirë e të keqe e bëjnë njerëzit. Si kryetar i ri në detyrë dhe në moshë shpreh besim për frymëzim të rinisë shqiptare për të marrë në duar fatin e vendit tonë”, u shpreh Basha për mediat.











