InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Basha: Do bashkëpunoj me drejtësinë belge, duan apo nuk duan non gratat

10 Shkurt, 2022
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Basha: Mbeshtetje për SPAK, PD e vendosur në luftën kundër korrupsionit

Për 2 orë e 20 minuta kryedemokrati Lulzim Basha është marrë në pyetje mbrëmjen e sotme nga prokurorët belgë në lidhje me dosjen e Toyota Yaris. Në dalje nga Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion, Basha deklaroi se drejtësia belge është e vendosur të shkojë deri në fund të kësaj çështje ndërsa shtoi se është i gatshëm të bashkëpunojë, duan apo nuk duan non gratat e shpallur apo pa shpallur deri më tani.

“Hetimi në Belgjikë dhe drejtësia belge është e vendosur të shkojë deri në fund. Sa herë të jetë e nevojshme do të bashkëpunoj me drejtësinë belge dhe të çdo vendi partner në luftën kundër krimit të organizuar dhe në veçanti lidhjet e politikës me krimin. Ky është një mision jo vetëm i imi por i por i PD. Ky është një proces që bëhet. Krimi i organizuar është një fenomen kudo për përmasat e bashkëpunimit me politikën në Shqipëri janë unike.

Një gjë dua të siguroj që unë dhe PD jo vetëm jemi në dispozicion të drejtësisë belge por do të vazhdojmë të jemi aktivë në luftën kundër krimit të organizuar duan apo nuk duan non gratat e shpallur apo të pa shpallur. Unë kam lirinë time dhe lirinë time nuk ma merr dot askush sepse unë luftoj për lirinë tuaj. Nëse nuk ju pëlqen merrni kamerat dhe largohuni”, tha Basha.

Kreu demokrat tha se shqiptarëve u është thënë se paratë e konfiskuara në vitin 2018 në automjetin tip Toyota Yaris janë ndarë mes politikanëve, por shtoi se kjo nuk është e vërtetë pasi ato janë konfiskuar dhe hetimi vazhdon.

“U është thënë shqiptarëve që çështja e mbyllur dhe janë ndarë paratë mes politikanëve. Paratë janë konfiskuar. Hetimi vazhdon. Punonjësit e SPAK dhe BKH kanë dhe do kenë mbështetjen e PD për të ecur përpara me hetimin e çështjeve në juridiksionin e tyre. Nuk janë vartësit e askujt veç ligjit shqiptar. Lufta me krimin është bërë e rreptë. Isha në rolin e personit që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes. Prokurorët belgë kanë pasur një qëllim përtej intervistimit tim. Kam bindjen me aq sa ndava me prokurorët belgë, në hetimet në zhvillim e sipër nuk mund të flas për detaje të tjera”, deklaroi numri një i PD.

Të Lidhura

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve
Aktualitet

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve

7 Prill, 2026
Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!
Aktualitet

Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!

6 Prill, 2026
Shpërthim në Memaliaj, autorët zhduken pasi djegin makinën
Aktualitet

Shpërthim në Memaliaj, autorët zhduken pasi djegin makinën

6 Prill, 2026
Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të hënë
Aktualitet

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të hënë

6 Prill, 2026
5 Prill 1939, datëlindja e Leka Zogut/ Axhami: Mbret në mërgim, Sovran në histori
Aktualitet

5 Prill 1939, datëlindja e Leka Zogut/ Axhami: I lindur për të udhëhequr, i përjetshëm në kujtesën kombëtare

5 Prill, 2026
I shpallur në kërkim për abuzim me të miturin, 17-vjeçari arrestohet në PKK Kakavijë
Aktualitet

I shpallur në kërkim për abuzim me të miturin, 17-vjeçari arrestohet në PKK Kakavijë

4 Prill, 2026

TË FUNDIT

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është…
Të ndryshme

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është…

8 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e mërkurë, 8 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e mërkurë, 8 prill 2026

8 Prill, 2026

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve
Aktualitet

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve

7 Prill, 2026

Historia e ndarjes së Mimoza Ahmetit, kush ishte ish-bashkëshorti i saj?
Show Biz

Historia e ndarjes së Mimoza Ahmetit, kush ishte ish-bashkëshorti i saj?

7 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com