InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Non-grates si bëhet vonë për demokratët. Ai ka vetëm hallin e vet!”

7 Shkurt, 2022
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
“Non-grates si bëhet vonë për demokratët. Ai ka vetëm hallin e vet!”

Basha në Kombinat: Por ndërkohë që ndodh kjo, dhe ndërkohë që kemi 8 vjet betejë ballore, pa kompromis, me të keqen, po ndodh dhe diçka tjetër. Duke marrë shkas nga shpallja “non grata”, ish kryetari i kësaj partie, ka ndërmarrë një sulm frontal, ndaj demokratëve që nuk mendojnë si ai. Ai mendon se demokratët dhe Partia Demokratike, nuk duhet të ekzistojnë, në qoftë se nuk e mbrojnë atë. Nuk e mbrojnë, nuk kthehen në një strehë. Kundër kujt? Kundër SHBA-ve të cilët e kanë cilësuar “non grata”. Dhe tani, ka marrë logon e LSI-së, e ka çuar në KQZ, dhe me logon e LSI-së po shëtit në këto 6 bashkitë, që bashkëkryetari tjetër i LSI-së i ka deklaruar, tani u kujtua, 12 muaj para zgjedhjeve lokale të rregullta, ti dekretojë për zgjedhje të pjesshme lokale, duke bërë çfarë? Duke sharë demokratët! Duke sulmuar kandidatët e partisë demokratike! Por nuk sulmon ata që e kanë sjellë Shqipërinë në këtë pikë! Ka marrë këto ditë , dhe në veçanti sot, me dhjetëra, edhe dje, me dhjetëra mesazhe, nga demokratë të zemëruar.
Si ka mundësi që ky njeri, Sali Berisha, të shkojë nëpër këto takime, me kandidatë që i ka nxjerrë me logon e LSI-së, por që kanë kaq turp, saqë nuk e nxjerrin logon e LSI-së? Fakti është që janë kandidatë të LSI-së, por kaq turp kanë që nuk e nxjerrin logon e LSI-së. E para! E dyta! Si ka mundësi që merret me kandidatët e partisë demokratike, që janë nga i pari tek i fundit njerëz përfaqësues të vlerave të demokratëve? Njerëz përfaqësues të komuniteteve të tyre! I sulmon ata, por nuk sulmon as Vangjush Dakon, as Tom Doshin, as Aqif Rakipin, asnjë nga ata! Nuk thotë asnjë fjalë, as për oligarkët, as për bandat. I ka harruar! Kur ka qenë hera e fundit që i ka kujtuar? Jo, i ka harruar! Pse? Dikush tha i duhen! Është më shumë se kaq. Janë bashkë! Ky është Trekëndëshi i Bermudës! Janë bashkë! Janë bashkë për të mbajtur njëri-tjetrin në këmbë! Sepse vetëm duke qenë bashkë, arrijnë ta mbajnë njëri tjetrin, sepse janë një pakicë e papërfillshme, përballë një shumice absolute, e cila iu siguroj që shtrihet përtej radhëve të partisë demokratike.

Do të bëjmë gjithçka së bashku, që Partia Demokratike jo vetëm t’i qëndrojë sulmeve të hapura, tinëzare, të fshehta, të gjithanshme, por ti prijmë shumicës së shqiptarëve. Po po, shumicës së shqiptarëve, shumicës absolute të shqiptarëve përballë kësaj pakice, sepse ka vetëm një Parti Demokratike, sikundër të gjithë e dimë që ka një LSI. Ata kandidatë që ka nxjerrë në 6 bashki, janë kandidatët e LSI-së, me firmë dhe me vulë. Janë kandidatët e LSI-së. Kanë kaq turp, saqë nuk e pranojnë. Kanë, kanë turp, se po të mos kishin turp nuk do të shpiknin logo të jashtëligjshme. Kanë turp. E dinë ata, që i mori ata, por dhe një grup demokratësh, shumë prej të cilëve nuk i ka më me vete në emër të kauzave të parimeve dhe i denigroi duke i sjellë si kandidatë të LSI-së.

Partia Demokratike siç ju thashë i ka kandidatët e vet, i ka përfaqësues realë të vlerave, edhe të vlerave tona, megjithëse janë 6 bashki që s’kanë lidhje me Tiranën, por janë njerëz me integritet, njerëz të sakrificave, njerëz që janë përkujdesur për komunitetin, secili sipas mundësive të veta dhe janë njerëz që do ti shërbejnë me dinjitet komunitetit, sepse në këto zgjedhje ka një Parti Demokratike, Partia Demokratike e Shqipërisë me kandidatët e saj. Dhe përballë ka Partinë Socialiste dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, me Sali Berishën si zëdhënësi kryesor i LSI-së. Kjo është e vërteta. Kësaj të vërtete nuk mund ti ikë më as ai, as ata të cilët bëjnë sikur nuk e shikojnë.

Të Lidhura

5 Prill 1939, datëlindja e Leka Zogut/ Axhami: Mbret në mërgim, Sovran në histori
Aktualitet

5 Prill 1939, datëlindja e Leka Zogut/ Axhami: I lindur për të udhëhequr, i përjetshëm në kujtesën kombëtare

5 Prill, 2026
I shpallur në kërkim për abuzim me të miturin, 17-vjeçari arrestohet në PKK Kakavijë
Aktualitet

I shpallur në kërkim për abuzim me të miturin, 17-vjeçari arrestohet në PKK Kakavijë

4 Prill, 2026
EKSKLUZIVE/ “Nuk dua të jem vëzhguese, por pjesë e zgjidhjes” – Enkelejda Veliu për garën në PD Fier
Aktualitet

EKSKLUZIVE/ “Nuk dua të jem vëzhguese, por pjesë e zgjidhjes” – Enkelejda Veliu për garën në PD Fier

2 Prill, 2026
Kryelegalisti Axhami ngre alarmin: Ndërtimet pranë Vilës së Mbretit Zog rrezik për trashëgiminë kombëtare
Aktualitet

Kryelegalisti Axhami ngre alarmin: Ndërtimet pranë Vilës së Mbretit Zog rrezik për trashëgiminë kombëtare

2 Prill, 2026
Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin
Aktualitet

Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin

2 Prill, 2026
Klanet familjare dhe provimet me pagesë? Tronditet universiteti “Eqrem Çabej”
Aktualitet

Klanet familjare dhe provimet me pagesë? Tronditet universiteti “Eqrem Çabej”

1 Prill, 2026

TË FUNDIT

Si një skenar filmi: SHBA ngritën një bazë ajrore sekrete brenda Iranit
Bota

Si një skenar filmi: SHBA ngritën një bazë ajrore sekrete brenda Iranit

5 Prill, 2026

5 Prill 1939, datëlindja e Leka Zogut/ Axhami: Mbret në mërgim, Sovran në histori
Aktualitet

5 Prill 1939, datëlindja e Leka Zogut/ Axhami: I lindur për të udhëhequr, i përjetshëm në kujtesën kombëtare

5 Prill, 2026

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it
Të ndryshme

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

5 Prill, 2026

I shpallur në kërkim për abuzim me të miturin, 17-vjeçari arrestohet në PKK Kakavijë
Aktualitet

I shpallur në kërkim për abuzim me të miturin, 17-vjeçari arrestohet në PKK Kakavijë

4 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com