– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka sulmuar sërish ish-kryeministrin Sali Berisha në prag të zgjedhjeve të 6 marsit. Në një takim që zhvilloi me strukturat e PD në njësinë nr.6 në kryeqytet, Basha komentoi edhe për vendimin e Tahirit, por nuk la pa përmendur aleancën e Berishës me LSI-në për 6 marsin. Basha tha se Berisha mori logon e LSI, e dërgoi në KQZ dhe tashmë lëviz me të nëpër Shqipëri.
“Ky njeri ka marrë logon e LSI-së e ka cuar ne KQZ dhe me logon e LSI po shëtit në këto 6 bashkitë që bashkëkryetari tjetër i LSi ka deklaruar ,tani u kujtua 12 muaj par zgjedhjeve lokke të rregullta t’i dekretojë për zgjedhje të pjesshme duke sharë demokratët, duke sulmuar kandidatët e PD-së. Sali Berisha shkon në këto takime me kandidatë që i ka nxjerrë me logon e LSI por që kanë kaq turp sa nuk e nxjerrin logon e LSI”, tha Basha.











