Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, gazetari Poli Hoxha u shpreh se situata në PD është fillimi i një procesi që do t’i vinte momenti në një ditë të caktuar.
Ai shtoi se në PS situatë është më e dhimbshme dhe do të jetë edhe më i dhimbshme si proces, pasi do të ketë shpërthime dhe arrestime ministrash
Nga ana tjetër unë them se në PS situatë është më e dhimbshme dhe do të jetë edhe më i dhimbshme si proces. Atje ka një natyrë tjetër; nëse në PD ka përplasje për partinë, atje ka një natyre penale dhe korrupsioni. Ky korrupsion do të shpërthejë edhe me përplasje të brendshme dhe arrestime ministrash.