Nga Xhelal Mziu, deputet i PD, qarku Dibër
Detyrimet e prapambetura të qeverisë qendrore kanë shkuar në 21,5 miliardë lekë (179 milionë) euro nga rreth 12 miliardë lekë që ishin një vit më parë.
Nga tetori i 2020 detyrimet e prapambetura (të cilat nuk përfshijnë detyrimet që rrjedhin nga gjykatat ndërkombëtare) janë dyfishuar nga 12 miliardë në 21,5 miliardë ose me 90% !
Rritja e detyrimeve kryesohet nga detyrimet e infrastrukturës me vlerën e 12,3 miliardë lekëve (100 mln euro) në fund të tetorit 2021 dhe vetëm rreth 5 miliardë lekë që ishin në fund të vitit 2014!
E gjithë rritja e detyrimeve të prapambetura vjen nga faturat e punëve të pashlyera në infrastrukturë.
Shuma e detyrimeve të prapambetura që nuk reflektohen në borxhin publik por që janë fatura që qeveria shqiptare duhet ti paguajë arrin në 550 milionë euro, nëse përfshihen edhe vendimet e gjykatave të huaja, nga 388 milionë euro në fund të 2020 !
Shteti shqiptar është paditur në gjykatat e huaja ndërkombëtare dhe arbitrazhin ndërkombëtar në mbi 14 çështje gjyqësore!
Për 9 çështjet e gjykuara rezulton se në 5 çështje, në vlerën 388,479,560 euro, janë vendime në disfavor të Shtetit Shqiptar, të tjetat janë në proçedurë e sipër!
Kjo është situata më kritike e këtyre viteve demokraci përsa i përket detyrimeve të prapambetura të qeverisë shqiptare!