Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Lezhë, Zef Gjoka, ka dhënë dorëheqjen.
Gjoka ja ka paraqitur dorëheqjen Partisë Demokratike në qendër, pasi kandidoi në zgjedhje e fundit, sipas udhëzimit kush kandidon, jepte dorëheqjen.
Ai u zgjodh në krye të degës së PD-së në Lezhë në vitin 2018.
Më parë ka qenë dhe deputet i kësaj force politike.
Në mungesë të një kryetari, ky post po menaxhohet nga deputeti Agron Gjekmarkaj i cili është edhe i deleguari i PD-së për Qarkun e Lezhës