InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Urimi i deputetit të PS me foton e Enver Hoxhës, PD paketë ligjore për dekomunistizimin e shoqërisë. Gati Lustracioni

29 Nëntor, 2021
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Urimi i deputetit të PS me foton e Enver Hoxhës, PD paketë ligjore për dekomunistizimin e shoqërisë. Gati Lustracioni

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka kërkuar nga Këshilli Etikës në parlament marrjen e masave disiplinore nda deputetit Bujar Çela, i cili zgjodhi të uronte kolegët e Komisionit të Sigurisë për festat e Nëntorit përmes një fotoje të diktatorit Enver Hoxha.

Përmes një konference të jashtëzakonshme për mediat nga selia blu, Alibeaj e quajti këtë akt si një provë të gjallë se Partia Socialiste është pjellë e Partisë së Punës. Gjithashtu ai bëri me dije se Partia Demokratike do të paraqesë së shpejti në Kuvend një paketë ligjore për dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare.

“Rasti i djeshëm i deputetit Bujar Çela tregon më së shumti se nuk është vetëm një rast i shkëputur, tregon më shumë sa kaq. Tregon nevojën e shoqërisë shqiptare për tu shkëputur nga e shkuara komuniste.

Evokimi i figurës së diktatorit nga një ligjvënës, nuk është thjesht thyerja e Kodit të Sjelljes të parlamentit, por është diçka më tepër, tregon nevojën ulëritëse dhe urgjente për të bërë dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare.

Në këtë situatë, në emër të kolegëve dhe të pozicionit tim që kam si kryetar i Partisë Demokratike do të kërkojmë në Këshillin e Etikës në parlament marrjen e masave për deputetin në fjalë. Por ajo që ne i kemi paraqitur kryetarit të Partisë Demokratike është që Partia Demokratike të paraqesë një paketë të plotë ligjore që fokuson dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare. Në këto 30-vite janë bërë shumë përpjekje në funksion të kësaj gjëje, por asgjë konkrete nuk është arritur. Teksa një ligjvënës ndodh që të bëjë osanah e të thurë lavde ndaj diktatorit. Pikërisht nevojitet një paketë ligjore e cila do të fokusojë më së pari dekomunistizimin e shoqërisë, pajisjen e kurrikulave në shkolla, shpërblimin e të përndjekurve, si ndëshkimin dhe distancimin nga nga trashëgimia e së djeshmes. Janë këto synimet kryesore. Mbi të gjitha dhe ndëshkimin politik dhe moral. Nuk na bën çudi fakti që një ligjvënës i Partisë Socialiste ndërmerr këtë akt, është prova më e gjallë që Partia Socialiste është pjella e Partisë së Punës”, tha Alibeaj.

Të Lidhura

Dita nis me diell, si pritet të ndryshojnë temperaturat përgjatë orëve të pasdites?
Aktualitet

Dita nis me diell, si pritet të ndryshojnë temperaturat përgjatë orëve të pasdites?

6 Nëntor, 2025
Dalin BISEDAT mes Belinda Ballukut dhe Ergys Berberit: Skualifikoi të gjithë nga gara…, s’ma ndjen shumë për asnjë dhe …!
Aktualitet

Dalin BISEDAT mes Belinda Ballukut dhe Ergys Berberit: Skualifikoi të gjithë nga gara…, s’ma ndjen shumë për asnjë dhe …!

5 Nëntor, 2025
Rama jep lajmin: Përveç bonusit, do të ketë rritje çdo muaj!
Aktualitet

Rama jep lajmin: Përveç bonusit, do të ketë rritje çdo muaj!

4 Nëntor, 2025
Benet Beci nis propagandën pas dosjes në SPAK, tender për video dhe reklama promovuese në internet!
Aktualitet

Benet Beci nis propagandën pas dosjes në SPAK, tender për video dhe reklama promovuese në internet!

3 Nëntor, 2025
Homazhet për Fatos Nanon, figura politike të njohura i japin lamtumirën e fundit
Aktualitet

Homazhet për Fatos Nanon, figura politike të njohura i japin lamtumirën e fundit

2 Nëntor, 2025
Qeveria merr vendimin, të dielën në 2 nëntor zi kombëtare, Homazhet për Fatos Nanon
Aktualitet

Qeveria merr vendimin, të dielën në 2 nëntor zi kombëtare, Homazhet për Fatos Nanon

1 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Denada Isa: Është e lehtë të duash dikë për atë që duket, por duhet zemër e madhe për ta dashur për atë që është
Të ndryshme

Denada Isa: Është e lehtë të duash dikë për atë që duket, por duhet zemër e madhe për ta dashur për atë që është

6 Nëntor, 2025

PO-ja që i thashë vetes/ Poezi nga Adelina Pali
Kulturë

PO-ja që i thashë vetes/ Poezi nga Adelina Pali

6 Nëntor, 2025

Dita nis me diell, si pritet të ndryshojnë temperaturat përgjatë orëve të pasdites?
Aktualitet

Dita nis me diell, si pritet të ndryshojnë temperaturat përgjatë orëve të pasdites?

6 Nëntor, 2025

FOTO/ Divorci me vëllain e Belinda Ballukut, “kunji” i Rozanës për Nedën: Po mbiemrin do ta mbash?
Show Biz

FOTO/ Divorci me vëllain e Belinda Ballukut, “kunji” i Rozanës për Nedën: Po mbiemrin do ta mbash?

6 Nëntor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com