InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Janë hapur fjalë se Kuvendi mund të mblidhet vetë. Nuk vlen, është anti-statutore!

19 Tetor, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Kur harron se SHBA është perandori..! nga Indrit Vokshi

Indrit VOKSHI

A mund të shkarkohet Basha, a mund të mblidhet Kuvendi nga 1/4?

Miku ynë Namiri, shkruaka se Kuvendi Kombëtar nuk mundet ta shkarkojë kryetarin e PD, pa MOCION nga Këshilli Kombëtar (neni 43).

Kjo është e vërtetë Namir. Nuk mundet Kuvendi Kombëtar ta shkarkojë kryetarin, pa MOCION nga Këshilli. Po kush po pyet për Statutin dhe nenin 43?

Janë hapur fjalë se Kuvendi mund të mblidhet vete dhe mundet ta shkarkojë kryetarin (pa mocionin e nevojshëm). Dhe po u hap fjala se mundet, nuk vlen as statuti, as neni 43, as 53, as 153, nuk vlen asgjë.

Mjafton vetëm fjala. Madje-madje të gjithë anëtarët e Këshillit të cilët nuk pranojnë mocion do të shpallen tradhëtarë, shërbëtorë të Ramës, të Sorosit, të Rothchildit e të Rockfellerit. (Si thotë i ndjeri Fadil Hasa te Oktapodi; as vetë se paskam dit sa agjent i rrezikshëm paskam qenë).

Unë që kam deklaruar se nuk e jap firmën për kuvendin e parakohëshëm pasi kuvendi u mblodh me 17 korrik e çfarë kishin mund t’i adresonin aty.

Tashti parashikoj se nga demokrat korrekt e energjik deridje, nga njeriu që mbron PD në artikuj e studio televizive, do të dal tradhëtar i shitur dhe shërbëtor i Ramës. Ta bëjnë edhe ketë, se kanë problem aspak. Respekti për pikëpamjet ndryshe është zero.

Problemi i madh është se as Kuvendi Kombëtar nuk mblidhet pa miratimin e kryesisë apo të këshillit. Dhe “tradhëtia” jonë këtu do të bëhet edhe më e rëndë.

Po e analizoja me imtësi neni 43 të statutit. Shkruhet se vendimin për mbledhjen e Kuvendit e merr Këshilli Kombëtar ose Kryesia e PDSH, me propozim të kryetarit. Këto forume e marrin vendimin, askush tjetër.

1/4 e anëtarëve, mund ta mbledhë vetëm nëse ia miraton Kryesia e Këshilli (kjo sipas të gjitha interpretimeve që njeh jurisprudenca). Sepse në krye të pikës së nenit, shkruhet se vendimin e marrin Këshilli e Kryesia. Nuk e mbledh 1/4 vetë.

Po t’i bëjmë interpretim normës statutore të nenit 43, pika 2, fjalia “Kuvendi mund të mblidhet edhe kur e kërkojnë 1/4 e anëtarëve të PDSH ose 1/4 e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar”, ka dy karakteristika.

E para, kjo nuk është normë detyruese. Nuk shkruhet se “kuvendi mblidhet kur e vendos 1/4..”. Fjala “vendos” nuk ekziston askund që dmth se 1/4 nuk vendos vetë në mënyrë të pavarur për ta mbledhur Kuvendin. Po të ekzistonte, ajo normë do të klasifikohej normë detyruese. Por nuk është detyruese.

Shkruhet “Kuvendi MUND të mblidhet”. Fjala MUND tregon për normë juridike lejuese, jo detyruese. Kuvendi MUND të mblidhet, nëse e vendosin Kryesia e Këshilli. Pra nuk ka asnjë detyrim statutor për ta mbledhur domosdoshmërisht.

Në statut shkruhet “Mund të mblidhet kur E KËRKOJNË 1/4, (kur e kërkojnë tek Këshilli i Kryesia pra, jo kur e vendosin vetë)”.

Kur të ndodhë që të mos miratohet kërkesa e 1/4, kryqëzata për tradhëti do të jetë shumë energjike dhe e tërbuar. Sdo të dojë askush të pyesë për statute e nene. Do jenë diçka pa rëndësi.

Sepse kjo punë nuk ka më lidhje me statutin e as me logjikën statutore (që e miratuan vetë me 17 korrik). Le çfarë përmendet statuti si kamuflim. Kjo punë është zgjidhur me fjalët “pabesi” dhe “shkelje buke”.

Ka dalë jashtë politikës dhe kohës së sotme, ka shkuar tek Cikli i Kreshnikëve, ku fisi Berisha lufton me fiset Basha e Hoti në Bjeshkët e Jutbinës.

Unë, ti, tjetri e tjetra, do të shpallemi si njerëzit që tentojmë të mbajnë Lulzim Bashën me zor, paçka se Bashën e mbajti dikush tjetër. E po të dorëhiqej Basha me 28 prill, mua as do më vinte gjynah, do e shihja si rutinë politike. Madje kur u thoja mbështetësve të Bashës se si rregull ky duhej të dorëhiqej pas 25 prillit, më shihnin shtrembër, çfarë po thotë ky!

Unë as kam qeverisur me Bashën, as kam ndarë sekrete, as para, as influenca, asgjë. As kam ndonjë projekt me Bashën (edhe pse Basha e ka refren standard që thotë “jeni pjesë e projektit politik”).

Përkundrazi, sot kam projekt tjetër lag nga Shqipëria; po u bë, merret vesh (po su bë, shnosh..).

Thjesht e kam zët të përdorem si numëror topi, ose ose, më rëndë se kaq, të më diktojnë qëndrimin me turma, me komente, me akuza, me sharje, me nemje. Me logjikë po, po më bindi dikush e pranoj. Me trysni, jo.

Nuk jam as nip nga fisi Hoti, jam nip në Korçë. Por legjenda thotë se i pari i Vokshit kishte qenë duke fjetur nën hije të lisit. Ka shkuar dashi, i ka marrë yrysh e i ka ra me kokë, ballit. Dashi ka ngordhur, ndërsa atij, vetëm sa i ka dalë gjumi.

Ta mbyllim pak si me shaka ketë por është mirë kur thuhen fjalët haptas. Politika është publike. Respekti për Berishën sdo tjetërsohet sepse ia ka bërë vendin vetes për ta respektuar. Mirëpo kemi edhe ne pikëpamjet tona, mirë, keq, përdreq, këto janë!

Tani le të vazhdojnë komentet me sharje..!

Të Lidhura

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026
NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË
Opinione

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË

17 Shkurt, 2026
Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet
Opinione

Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet

15 Shkurt, 2026
Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”
Opinione

Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”

10 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Që sot gjithçka ndryshon për këto 3 shenja, nuk do e besoni çfarë i pret
Horoskopi

Që sot gjithçka ndryshon për këto 3 shenja, nuk do e besoni çfarë i pret

25 Mars, 2026

Belind Këlliçi: Emërimi i Taulant Ballës synon “blindimin elektoral” të Tiranës
Aktualitet

Belind Këlliçi: Emërimi i Taulant Ballës synon “blindimin elektoral” të Tiranës

25 Mars, 2026

Plani me 6 pika/ Çfarë kërkon të negociojë Trump me Iranin për ti dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme
Bota

Plani me 6 pika/ Çfarë kërkon të negociojë Trump me Iranin për ti dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme

24 Mars, 2026

“Nuk është Binaj”/ Curri zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë
Aktualitet

“Nuk është Binaj”/ Curri zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

24 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com