Modeles iraniane, Uldouz Wallace, nuk i mjafton të jetë thjesht një femër me të pasme seksi në Instagram.
Bukuroshja, të cilën e krahasojnë me Kim Kardashianin për shkak të prapanicës, që një kohë po ndërton edhe një karrierë si komediane, falë platformave të ndryshme sociale, përfshirë YouTube.
Për pak minuta, videot e saj – sikurse ajo me titullin “Kur provon ta ndalësh një mashkull që të mos ia shikojë një femre tjetër të pasmet” – marrin rreth 90.000 pëlqime.
Por, mos mendoni se ajo njihet vetëm për të pasmet e mëdha dhe për humorin pikant.
Ajo është edhe e mençur.
Uldouz flet gjuhën persiane, suedeze, angleze dhe franceze, ndërsa ka përfunduar studimet master për Marketing.