InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

23 Prilli, ditë kujtimi dhe përkujtimi!

22 Prill, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
23 Prilli, ditë kujtimi dhe përkujtimi!

Nga Doralda ABDULLAI

Gjithmonë kam menduar se libri nuk duhet të marrë vëmendjen maksimale vetëm në një ditë të caktuar. Sa kohë që ne bashkëjetojmë me të çdo ditë, vërejmë se ai është një mik i heshtur që na ndihmon të ecim përpara në jetë, na qëndron pranë kur ndihemi të vetmuar, na udhëzon kur ndodhemi në udhëkryq si dhe na jep një tablo të vërtetë të jetës. Rëndësia e librit u nënvizua akoma më shumë gjatë periudhës së pandemisë së covid19. Në një kohë kur fizikisht nuk e kalonim dot as pragun e shtëpisë tonë, libri na mundësonte të udhëtonim botën.
Vendosja e 23 Prillit si Dita Ndërkombëtare e Librit u mor shkas nga vdekja më 1616-ën e dy kolosëve të letërsisë botërore, të cilët janë Shekspiri dhe Migel de Servantes. Por, Dita Ndërkombëtare e Librit është kaq universale sa na mundëson të udhëtojmë në kohë dhe periudha të ndryshme të letërsisë botërore, dhe jo vetëm. Ajo na sjell nga diakronia në sinkroni për të na treguar një histori të shkurtër të njerëzimit, në një udhëtim të gjatë letrar.
Teksa shpreh këto fjalë, më vjen ndërmend një thënie e Todorov e cila është “Përse e dua letërsinë? Sepse ajo më ndihmon të jetoj.“ dhe në fakt, letërsia na ndihmon të gjithëve të jetojmë, jo vetëm jetën tonë por edhe jetën e personazheve letrarë të cilët i kemi kaq përzemër.
Jo pak herë më ka ndodhur të qaj teksa lexoj një libër. Kur Kozeta e vogël e “Të mjerëve” mbate ato dy kova aq të rënda me ujë për t’i çuar natën vonë në shtëpi, unë qaja sepse ndjeja se më rëndonte pesha e saj. Kam qeshur shumë me Don Kishotin e Mançës, por në të njëjtën kohë më ka ardhur keq për të. Kur kam lexuar dilemën Hamletiane “Të rrosh a të mos rrosh, kjo është çshtja“, kam ndjerë se ekzistenca e qenies sonë njerëzore mund të vihet në pikëpyetje sikur vetëm me një fjali.
E veçanta e letërsisë nuk është vetëm fakti se të bën të udhëtosh në kohë dhe në hapësirë. Ajo na bën të eksplorojmë nëpër botë të cilat nuk i njohim. Kuteli na çon në një udhëtim fantastik në botën e përtejme, për të na thënë se në fakt ajo në të cilën jetojmë ecën me ritme shumë më të shpejta nga ç’e kishim menduar. Kadare na bën të përjetojmë fluturimin në qiell, të cilin qenia njerëzore nuk e arrin dot veçse me aeroplan apo parashutë, por jo, ai na fal krahë të gjatë dhe një sqep për të çarë drejt hapësirës, me kushtin për t‘u rikthyer sërisht në tokë dhe për të kuptuar se në fakt ishte Shkaba ajo që na mori fluturim. Nga ana tjetër, kemi provuar, duke hyrë nën petkun e personazheve, të jemi dhe kandrra si Gregor Samsa, sikur edhe vetëm për një moment. Kemi ndjerë ankthet dhe përjetimet e Raskolnikovit të Dostojevskit, i cili me mjeshtërinë e tij na bën të mëshirojmë një vrasës, të cilin kurrsesi nuk do e mëshironim në botën tonë të vërtetë.
Pra, fuqia e letërsisë është mjaft e madhe aq sa vetëm një lexues, i cili që në fillim ka bërë pakt me veten se po lexon një fiksion dhe përsëri e rrëmben aq shumë rrjedha e leximit, mund ta kuptojë. Ne jemi rritur me fiksionin, që pa lexuar ende na janë thënë përrallat në vesh përpara gjumit. Ne kemi ëndërruar nëpërmjet këtyre krijimeve. Bota jonë ka marrë ngjyra përtej shtatë ngjyrave të ylberit, e për këtë i mbetemi borxh letërsisë dhe autorëve të cilët shkruan libat. Ata drejtuan lokomotivën e bukur e shumëngjyrëshe të botës fiksionale, e cila do të tërheqë pas saj për shekuj me rradhë lexues të të gjitha moshave dhe periudhave, të ulur në vagonët e trenit të stërgjatë me përjetime imagjinare që i ofron vetëm letërsia.
Rrjedhimisht na lind pyetja, “Çfarë mund të bëjë letërsia?“ Kjo është një pyetje e cila shtrohet shpesh dhe që mund të marrë përgjigje të shumta. Disa prej tyre, u cekën nga Tzvetan Todorov, të cilat po i citoj; “Letërsia mund të bëjë shumë gjë. Ajo mund të na e shtrijë dorën atëherë kur jemi thellësisht të dëshpëruar, të na drejtojë nga qeniet e tjera njerëzore përreth nesh, të na bëjë të kuptojmë më mirë botën dhe të na ndihmojë të jetojmë. Letërsia është mendim dhe njohje e botës psikike dhe shoqërore të cilën e jetojmë. Ajo u jep jetë përvojave të veçanta.“
Teksa para pak kohësh bëra një rilexim të librit të Todorov “Letërsia në rrezik“, pashë se në faqen e fundit të tij kisha shënuar një fjali pas leximit të librit herën e parë. Dhe fjalia ishte: “Letërsia të shpëton nga dëshpërimi“. Gjë që në fakt tek unë, dhe jo vetëm, u vërtetua me situatat e vështira që thuajse i gjithë globi po i kalon, në më shumë se një vit.
Andaj, ashtu siç përmbylla leximin e librit të Todorov, po e përmbyll edhe këtë shkrim timin. Drejtuar lexuesve dhe dashamirësve të librit, por edhe atyre që ende nuk e kanë provuar magjinë që ai të ofron, duke thënë se leximi vërtetë ju shpëton nga dëshpërimi, por edhe ju bën njerëz më të mirë.
Faleminderit!
Përzemërsisht, Doralda Abdullai!

Të Lidhura

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026
Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026
Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri
Opinione

Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri

6 Qershor, 2026
Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!
Opinione

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!

3 Qershor, 2026

TË FUNDIT

Kreu i PLL, Axhami: 25 vjet Kosovë e lirë, Liri për të gjithë heronjtë e luftës
Aktualitet

PLL dënon dhunën ndaj protestuesve: “Sa më e ashpër dhuna, aq më e madhe frika e pushtetit”

24 Korrik, 2026

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj
Artikuj

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj

22 Korrik, 2026

Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë
Artikuj

Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë

20 Korrik, 2026

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com