Kandidatja për deputete e PD-së, ne Tiranë, Lediana Fratari ishte ne nje takim me të rinj dhe u përqëndrua në çështjen e punësimit.
”Të gjithë janë të bindur se është koha për ndryshimin e qeverisjes. Por ne nuk duam ti joshim ata me premtime që nuk mund të realizohen. Ne duam të diskutojmë çdo detaj të programit, duam ti bëjmë të na besojnë se alternativa jonë është më e mira për të rinjtë dhe gjithë shqiptarët. Votoni nr 9, PD dhe nr 34”,-u shpreh Fratari.