InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Kulmi/ Rilindja i vuri patronazhist edhe shefit të Shërbimit Informativ Shtetëror

12 Prill, 2021
in InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Kulmi/ Rilindja i vuri patronazhist edhe shefit të Shërbimit Informativ Shtetëror

Pa diskutim, asnjë prej nesh nuk ka qenë i përjashtuar nga database me të dhënat konfidenciale për qytetarët e Tiranës, që ka akumuluar Partia Socialiste për të fituar mandatin e tretë. Madje i nervozuar nga lajmi i Lapsi.al, Taulant Balla e quajti databazën e të dhënave “të krijuar me vite të tëra organizimi dhe komunikimi derë më derë me njerëzit”.

Por duke parë informacionet sistematike për 910 mijë qytetarë të Tiranës, të gjitha të përmbledhura në një dokument, Lapsi.al raportoi se të dhënat konfidenciale nuk janë arritur duke përpiluar informacione nga takimet derë më derë, por janë grabitur nga institucionet shtetërore dhe mbi bazën e tyre është punuar për të nxjerrë bindjet e njërit apo tjetrit votues, sipas një skeme monitorimi që ndryshe në PS, quhet “patronazhimi”.

Duke qenë se lista është marrë shabllon nga institucionet shtetërore dhe iu është shpërndarë militantëve të Partisë, këta nuk janë ndalur as kur njerëzit që duhej të patronazhonin kishin një staturë, për të cilën duhej menduar dy herë para se të raportonin.

Ky është rasti i punonjësve të Shërbimit Informativ Shtetëror, disa prej emrave të të cilëve gjenden në database që përdor Partia Socialiste për fushatën e 25 Prillit bashkë me të dhënat e tyre personale dhe përshkrimin e bindjes politike për secilin.

Në kollonën ku raportohet vendi i punës, për punonjësit e Shërbimit Informativ Shtetëror që verifikoi Lapsi.al, nuk është shënuar institucioni ku punojnë, por Partia nuk i ka kursyer për të dhënat e tjera konfidenciale, njësoj si për ne të tjerët.

Kulmi arrin në patronazhin për shefin e SHISH, Helidon Bendo, përballë të cilit patronazhistja me emrin Marjana Ndraka ka raportuar se ai ka preferenca për PS dhe se ai mund të konsiderohet votues i sigurtë për PS.

Në raportimin për shefin e SHISH janë të gjitha të dhënat si numër telefoni, numri i kartës së identitetit, qendra e votimit, etj, por nuk është shënuar vendi i punës.

Të raportosh edhe për shefin e Shërbimit Informativ Shtetëror, ky është një rekord i paimagjinueshëm në gjurmimin e votave, që vetëm Rilindja mund ta ketë thyer në historinë e asaj që Taulant Balla e quajti “punë në terren”. Por në anën tjetër, ky është edhe një dëshmi tronditëse, se si Rilindja e ka kthyer shtetin në një leckë dhe e keqpërdor sa herë t’i duhet për nevojat e saj personale. Megjithatë siç do të thoshte një patronazhiste e PS, “ditën e zgjedhjeve, edhe vota e shefit, edhe vota ime, prap të njëjtën vlerë kanë”.©Lapsi.al

Të Lidhura

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026
PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare
Politikë

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare

15 Shkurt, 2026
Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’
Politikë

Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’

15 Shkurt, 2026
Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar
Politikë

Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar

6 Shkurt, 2026
Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë
Politikë

Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë

5 Shkurt, 2026
Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas
Politikë

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

16 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Temperatura deri në 40 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot
Aktualitet

Kthjellime e vranësira kalimtare, si parashikohet MOTI për ditën e sotme

9 Prill, 2026

Soni Malaj habit publikun: Jetoj ende me ish-bashkëshortin në të njëjtën shtëpi
Show Biz

Soni Malaj habit publikun: Jetoj ende me ish-bashkëshortin në të njëjtën shtëpi

9 Prill, 2026

Horoskopi ditor, 9 Prill 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 9 Prill 2026

9 Prill, 2026

Një dedikim nga zemra/ Eduart Ndocaj prek ndjekësit me mesazhin për vëllain
Aktualitet

Një dedikim nga zemra/ Eduart Ndocaj prek ndjekësit me mesazhin për vëllain

8 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com