Dita e shtunë ka qenë mjaft intensive për kandidatin e PD, Lodovik Hasani, i cili ka patur takime të shumta me banorë të njësisë administrative Qafë-Mali.
Në takimet e realizuara në fshatrat Lajthizë, Kryezi dhe Bardhet banorët janë shprehur të indinjuar nga braktisja që u ka bërë qeverisja 8 vjecare, si dhe kanë shprehur zhgënjimin e tyre për mungesën e shërbimeve dhe të investimeve.
Në fjalën e tij, kandidati Hasani, nënvizoi rolin primar që kanë instancat shtetërore në krijimin e mundësive për të patur shërbime sa më cilësore, si dhe shprehu keqardhjen e tij për trajtimin deri në absurd të trevës së Pukës dhe fshatrave të saj në dy bashkitë, nga qeverisja aktuale, e cila jo vetëm nuk ka sjellë investime serioze që ndikojnë në përmirësimin e cilësisë së jetesës së këtyre banorëve, por dhe i ka braktisur totalisht duke i lënë zona në mëshirë të fatit.
Në bashkëbisedimin me banorët, kandidati Hasani ka shprehur angazhimin e tij për të qenë një zë i denjë në Kuvendin e Shqipërisë, me synim konkretizimin e programit ekonomik të PD.
Ai ka ftuar banorët e njëisë administrative Qafë-Mali të votojnë PD, si alternativa që materializon ëndrrën e integrimit dhe zhvillimit evropian të Shqipërisë, si dhe apeloi për pjesëmarrje masive në votime, pasi “rilindja“ duhet shkërmoqur me votë plebishitare dhe së bashku jemi besimplotë se do ia dalim çdo sfide që na pret përpara!
Publikim i faqes zyrtare te kandidatit Lodovik Hasani:
Dita e sotme ishte mjaft e ngjeshur me takime në Njësinë Administrative Qafë-Mali, Bashkia Fushë-Arrëz.

























