Duke folur për aktualitetin politik dhe kryesisht për fushatën zgjedhore, ish-deputeti lezhian Eduart Ndocaj, ka qenë i ftuar në një intervistë në RTV Arberia, ku ka bërë një panoramë të situatës, si dhe ka komentuar disa fenomene negative që vërehen në stilin e të bërit fushatë nga subjektet e ndryshme politike.
Në cilësinë e kandidatit për deputen që konkuron në qarkun e Lezhës, nën siglën e Aleancës Demokracia e Re, Ndocaj ka nënvizuar nevojën e madhe të një kuadri ligjor dhe të krijimit të një njësie të specializuar që heton në themel shitblerjen e votës, pasi, sic nënvizoi “kaubojsi“ është një fenomen gangrenizues për demokracinë dhe që po ndikon dukshëm në devijimin e vullnetit të lirë të zgjedhësve.
Në këtë intevistë, Ndocaj gjithashtu ka shprehur nevojën e madhe që ka Shqipëria për një ndryshim rrënjësor të kursit politik, që do të rikthente shpresën dhe besimin në të ardhmen e këtij vendi, pasi politikate ndjekura deri më tani, kanë krijaur një vakuukm të madh shpirtëror tek brezat e rinj që e shohin të ardhmen e tyre cdo ditë e më shumë larg vendit të tyre, ndaj dhe lind nevoja për një ndryshim që do ti jepte më shumë frymëmarrje ekonomisë shqiptare dhe do të clironte monopolin e tregjeve që aktualisht është totalisht në duart e oligarkëve të lidhur me pushtetin.
Në fund të intervistës, Ndocaj ja shprehur besimin e tij, se qytetarët lezhianë do ti japin një mandat përfaqësimi për në Kuvendin e Shqipërisë, pasi ata duan njerëz të punës, njerëz që janë të pakapur nga dara e krimit, cilësi këto që unë i mbart, pasi ansjëherë nuk kam preferuar të zhytem në llumnajën e pazareve me të fortët, por pohoj me krenari se jam modest dhe i thjeshtë, sepse i tillë është statusi im familjar, ku gjithcka e kam ndërtuar me mund dhe djersë“, pohoi për TRV arberia, kandidati për deputet Eduart Ndocaj.











