InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Kudo fryma e fitores, Bashën e surprizojnë që në hyrje të tunelit për Elbasan…

11 Prill, 2021
in InfoPress, Politikë
A A
Kudo fryma e fitores, Bashën e surprizojnë që në hyrje të tunelit për Elbasan…

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë rrugës për në qytetin e Elbasanit, është pritur nga rreth 300 makina me qytetarë dhe simpatizantë në hyrje të tunelit të Krrabës.

Në fjalën përshëndetëse, Basha falënderoi për mbështetjen e jashtëzakonshme që po i bëhet ndryshimit më 25 prill dhe në një vend si tuneli i Krrabës, i cili simbolizon fjalën e mbajtur në politik dhe që e tillë do të jetë në kulturën e re politike me qeverisjen e ardhshme.

Më poshtë fjala e plotë e kryetarit të PD tek tuneli i Krrabës:

Lulzim Basha: Me dhjetëra herë, ndoshta me qindra herë gjatë këtyre muajve të fundit jam ndodhur këtu në hyrje të tunelit të Kërrabës, të portës që praktikisht ka shkrirë në një Tiranën dhe Elbasanin.

Vëllezër dhe motra, të rinj dhe të reja, qytetarë të Elbasanit ju falënderoj që takimet e sotme i mundësoni me këtë pritje të jashtëzakonshme këtu në hyrje të kësaj vepre.  E di dhe e kam ndjerë vlerësimin tuaj, vlerësimin që  vazhdon sot e kësaj dite në çdo shtëpi elbasanllinjve dhe banorëve të qarkut të Elbasanit por jo vetëm por edhe të Korçës, natyrisht edhe të Tiranës, edhe të Durrësit.

Për këtë vepër të jashtëzakonshme që me të vërtetë shndërroi shumë  dimensione të jetës së përditshme të jetës së qytetarëve të Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë. Ndaj sot nuk kam ardhur këtu t’ju flas për diçka për të cilën shpesh herë jeni ju që keni shprehur vlerësimet tuaj, por kam ardhur t’ju jap një mesazh. Mesazhin se sa e rëndësishme është fjala e mbajtur në politik dhe në kulturën politike të re që do të themelojmë së bashku me 25 prill me votën masive për ndryshimin e Shqipërisë.

Fjala e dhënë dhe fjala e mbajtur duhet të jenë themeli i kësaj politike, i kësaj politike të re e cila siç afroi Tiranën me Elbasanin duhet të afrojë Shqipërinë me Europën. Sepse fjalët e një njeriu me përgjegjësi  publike, fjalët e një politikani nuk janë fjalë të zakonshme, nuk mund të jenë tullumbace. Kur del ajo fjalë merr një vlerë e nuk mund të trajtohet si e pavlerë, si e harruar, si e shkelur.

 

8 vite me radhë keni dëgjuar premtime pa fund, 8 vite ma radhë ju dhe të gjithë qytetarët e Elbasanit dhe të Shqipërisë jeni përballur me dështime pafund. Jeni ju në fund të fundit që e paguani faturën e  fjalëve boshe, e tullumbaceve elektorale që hidhen në fushatë dhe braktisen pas fushate. Janë qytetarët ata që kërrusen nga barra e padurueshme e kulturës politike të premtimeve që kthehen në mashtrime vetëm për të marrë votat.

Ndaj para që gjithash ndodhem përpara kësaj vepre , këtij tuneli për t’ju thënë se me 25 prill duke votuar Partinë Demokratike, duke votuar numrin 9, duke votuar Aleancën për Ndryshim ju do të votoni për ndryshimin e kulturës politike në vend. E duam Shqipërinë si gjithë Europa apo jo? E pra, gjëja e parë që duhet të bëjmë është të kemi një komunikim midis politikanëve dhe qytetarëve ku fjala boshe, ku premtimet boshe, ku tullumbacet elektorale të marrin fund.

Fjala e dhënë duhet të jetë fjala  e mbajtur. Fjala e dhënë për tunelin e Elbasanit në vitin 2009 ku pata nderin të kryesoja listën për Qarkun e Elbasanit është fjalë e mbajtur. Fjala e dhënë për heqjen e vizave për shqiptarët që e bëmë realitet të gjithë së bashku është fjalë e mbajtur. Fjala e dhënë për Shqipërinë në NATO është fjalë e mbajtur. Dhe programi ynë për një Elbasan dhe për një Shqipëri që do të përjetojë një zgjim ekonomik kombëtar që do të prek jetën e çdo familje, me vende pune, me investime të huaja, me rritje pagash, me arsim dhe kualifikim të denjë për të rinjtë, me pensione dinjitoze për pensionistët tanë.

Programi ynë për ta afruar Shqipërinë me Europën sepse nuk mund të ketë Shqipëri në Europë me rroga 200 euro, po nga ana tjetër afrimi me Europën është vetëm një nga çelësat për ta bërë ekonominë tonë të fuqishme, të artë për të siguruar mirëqenie, për të siguruar dinjitet dhe paga më të larta, të ardhura më të larta për të gjithë, për sipërmarrjen e vogël, për rinin, të punësuarit, fermerët shqiptarë.

Ndaj jemi bashkë. 25 prilli është për ndryshimin. Për ndryshimin e vërtet që nis me një parim Europian që në 25 prill duke votuar për Partinë Demokratike, duke votuar për Aleancën për Ndryshim, duke votuar për numrin 9, ne do ta kthejmë në një parim dhe një kulturë të re politike edhe në Shqipëri: fjalë e dhënë, fjalë e mbajtur.

Programi ynë, zotimet tona do të jenë një për një të zbatueshme dhe të realizueshme nga dita e parë e votës tuaj. Le ta bëjmë këtë bashkim gjigand forcash, shpirtrash, zemrash, ëndrrash dhe ambiciesh, energjinë për ndryshimin e vërtet. Bashkë për ndryshimin. Shqipëria Fiton! Elbasani Fiton! Fitore!

Të Lidhura

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026
PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare
Politikë

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare

15 Shkurt, 2026
Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’
Politikë

Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’

15 Shkurt, 2026
Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar
Politikë

Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar

6 Shkurt, 2026
Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë
Politikë

Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë

5 Shkurt, 2026
Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas
Politikë

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

16 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026

Televizioni, fabrilë antivlerash
Të ndryshme

Televizioni, fabrilë antivlerash

5 Maj, 2026

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”
Aktualitet

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”

4 Maj, 2026

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!
Aktualitet

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!

3 Maj, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com