InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Basha me intelektualët dibranë: Do të minimizojmë fluksin e largimit të të rinjve dhe do u mundësojmë punë me paga të mirëpaguara!

10 Prill, 2021
in InfoPress, Politikë
A A
Basha me intelektualët dibranë: Do të minimizojmë fluksin e largimit të të rinjve dhe do u mundësojmë punë me paga të mirëpaguara!

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, në vizitën e tij në Dibër, ka zhvilluar një takim me intelektual të këtij qyteti.

Ata i shprehën Bashës problematikat që përballen sot, ku kanë veçuar emigracionin si një fenomen negativ për rininë e Peshkopisë dhe mbylljen e universitetit që ka penalizuar shumë student.

Duke e cilësuar si një qytet të punës, dijes dhe mençurisë, Basha tha se Dibra për 8 vite ka patur plagën më të madhe të dështimit qeveritar. Sipas tij, kjo gjë do marrë fund me ndryshimin më 25 prill dhe me programin e Partisë Demokratike, i cili parashikon mbështetje për të rinjtë, fermerët dhe arsimin. Ai gjithashtu u zotua se dy nga vendimet e para që do të marrë qeveria e ardhshme do të jetë hapja e universitetit të Dibrës dhe përfundimi i rrugës së Arbrit.

Ёshtё kënaqësi e jashtëzakonshme tё ndodhem prapë nё mesin tuaj, Dibrës sё mençurisë, punës, dijes, dhe tё qëndresës. Sigurisht qё ёshtё njё kohë e vështirë pёr tё gjithё Shqipërinë dhe pёr Dibran, por ёshtё dhe njё kohë vendimesh tё mëdha. Dibra dhe dibranët kanё ditur tё marrin përsipër pёrgjegjsitё mbi shpatullat e tyre jo vetёm pёr kёtё trevë por pёr tё gjithё Shqipërinë nё momente tё këtilla tё vështira dhe nё momente vendimtare siç ёshtё 25 prilli. Kanё ditur tё bashkohen pёr tё bёrё zgjedhjet e duhura, zgjedhjet e mençura pёr veten e tyre, pёr familjet e tyre, pёr Dibrën dhe pёr mbarё kombin. 25 prilli po afron dhe ku mё shumë se nё Dibër ka dhembur plaga e këtyre 8 viteve ku njerëzit e kanё ndjerë deri nё palcë dështimin 8 vjeçar rënien dramatike tё ekonomisë, diskriminimin, ndarjen e njerëzve nё tё nёnёs dhe nё tё njerkёs, ku nё fakt shumica dërrmuese janë varfëruar, janë sh punësuar, janë nёpёrkёmbur. Ndёrkohё pushteti politik, pushteti ekonomik, pushteti administrativ jo vetёm ёshtё përqendruar nё njё grup njerëzish, por ёshtё shpërqendruar tek disa individ qё nuk pёrfaqёsojnё Dibrën, nuk pёrfaqësojnё vlerat kësaj treve. Përkundrazi pёrfaqёsojnё mё tё keqen e mё tё keqes. Tё bësh njё gabim ёshtё realitet i jetesë por qartësisht me fuqizimin dhe rifuqizimin e këtyre individëve ёshtё e qartë qё nuk bёhet fjalë pёr njё gabim, bёhet fjalë pёr njё vendim tё kryeministrit në ikje i cili në kurriz të dibranëve madje do të thosha edhe në kurriz të socialistëve të ndershëm dibran ka ngritur një sekt me qëllimin e vetëm për të grabitur pasuritë e kësaj zone për të nëpërkëmbur banorët e kësaj zone dhe për ta kthyer atë në një çiflig të tekave të tij personale. Ndaj, 25 prilli është dhe duhet të jetë një ditë çlirimi dyfish për Dibrën. Çlirim nga një stres, nga një akth, nga një makth i pushtimit të gjithë hapësirës institucionale, vendore, qendrore, publike, ekonomike nga një bandë që nuk e lidh asgjë me vlerat, virtyte, ëndrrat, ambiciet e familjeve dibrane për fëmijët e tyre dhe nga ana tjetër bashkimi për një program me një ekip i cili synim kryesorë ka që këto pasuri magjepsëse të Dibrës dhe virtytet për të cilat Dibra njohët në të gjithë vendin, ato të punës, të mençurisë, të mirë administrimit të kthehen në mirëqenie për Dibrën dhe dibranët. Që kjo të ndodhë, duhet që ne të respektojmë një nga institucionet më kryesore për të ardhmen e rinis dibrane dhe të ardhmen e rinis shqiptare që është arsimi. Drama e mbylljes së filialit të Peshkopisë është një dramë që ndihet në çdo familje të kësaj treve. Kostoja e arsimit të fëmijëve dibranë është shtuar, ndërkohë që është shkulur padrejtësisht ajo që duhet të ishte një vatër jo vetëm për trevën e Dibrës por për të gjithë Shqipërinë verilindore dhe jo më kot në programin tonë ne kemi vendosur arsimin e lartë si një prioritet absolutë dhe hapjen dhe rihapjen e institucioneve të arsimit të lartë me fokus të veçantë tek trajnimi profesionalë i rinis. Javët e fundit duke përfshirë edhe ditët e fundit unë kam qenë në kontakt me institucionet europiane dhe me universitetet europiane të cilat do të na ndihmojnë ta bëjmë këtë realitet, do ta ndihmojnë së pari duke ju përgjigjur financimeve të qeverisë së re pas 25 prillit me financime europiane, duke na vënë në dispozicion trajnues të cilët do të përgatisin jo vetëm studentët por edhe pedagogët e ardhshëm në degë të veçanta me interes të madh për ekonominë dhe për investimet e huaja dhënë këtë kuadër synimi është që në veçanti në zona të lëna krejtësisht jashtë vëmendjes, të braktisura në mënyrë, do të thoja kriminale, siç është veriu dhe verilindja, ku si rezultat emigracioni ka marrë përmasat më të rënda në gjithë vendin, nga Gjirokastra në Shkodër, nga Korça në Durrës emigracioni i të rinjve është kthyer në plagën më të madhe të vendit, po në këto zona edhe më shumë. Pra synimi është që ne të krijojmë kushte të përshtatshme, për t’i dhënë të rinjve të kësaj zone jo thjeshtë një diplomë, por një arsimim, një kualifikim profesionalë të nivelit të lartë për t’i përgatitur ata për një vend pune me pagë të mirë dhe për mundësinë për të themeluar jetën e tyre pranë familjeve të tyre, pranë komunitetit të tyre. Trajnimi i rinisë, sjellja e investimeve të huaja, rihapja e filialit i profilizuar për të prodhuar kuadro të përgatitur, profesione të përgatitura për këto investime dhe pa diskutim vëmendja e shtuar për disa nga investime strategjike për të cilat kanë interes parterët tanë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të sjellë këtu vëmendjen edhe të investitorëve të tjerë në fusha të ndryshme ku fokusi do të jetë teknologjia e informacionit, pra teknologjia kompjuterike e informacionit, e komunikimit, do të jetë industria auto-motive, do të jetë industria semikonduktorëve dhe pa diskutim do të jetë mbështetja e veçantë për bujqësinë dhe për turizmin, të cilat përbëjnë ndoshta mbi 50% të potencialit zhvillues ekonomik të zonës së Dibrës, krejtësisht të pa prekur.
Padiskutim përfundimi i rrugës së Arbrit do ta bëjë Dibrën një nga qendrat më të afërta me kryeqytetin dhe do të nxisë kësisoj jo thjesht trafikun, por dhe shkëmbimin ekonomik me qendër më të madhe ekonomike të Shqipërisë, do ta sjellë shumë më afër edhe infrastrukturës turistike të turistëve të cilët janë dhe duhet të jenë në të ardhme një nga prioritetet tona për ti njohur jo thjesht me bregdetin por me gjithë bukuritë e mahnitshme të Shqipërisë. Dhe nga ana tjetër kjo do të sjellë një ndihmë të madhe për bujqësinë Dibrane, për pemëtarinë Dibrane, për blegtorinë Dibrane, produktet e të cilës janë me nam për nga cilësia, për nga natyra e tyre unike, por të cilave iu ka munguar si kudo në Shqipëri subvencionet, iu ka munguar mbështetja me investime në infrastrukturë, iu ka munguar vëmendja dhe mbështetja e gjithanshme e shtetit duke përfshirë investimin e personave të specializuar, agronomëve, veterinerëve, të cilët do të bëjnë të mundur që fermeri Dibran të sjellë produktin e tij unik, produktin e tij bio dhe cilësor, me një çmim të përshtatshëm në treg, jo për të mbajtur frymën gjallë por për të krijuar mirëqenie dhe për të rikrijuar traditën e jetës me tokën dhe ajo pjesë e rinisë që do të jetojë në tokën e stërgjyshërve të vet, mos ta bëjë kështu prej hallit por ta bëjë sepse sjell një leverdi të madhe. Këtu lidhen pra, të gjitha dimensionet e ekonomisë së Dibrës, duke përfshirë këtu, edhe lehtësimin e komunikimit me pjesën tjetër të kësaj treve, që ndodhet në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në mënyrë që ekonomia të funksionojë si një e tërë. Unë e di që edhe pa këto shanse, madje edhe duke e pasur qeverinë kundër, shqiptarët në përgjithësi e dibranët në veçanti kanë qëndruar fort. Tetë vite premtime të pambajtura, tetë vite pa asnjë zgjidhje për Dibrën, po marrin fund! Kështu që mençuria dibrane, besoj do t’i prijë ndryshimit, ndryshimit që do sot gjithë Shqipëria! Do t’ia mbyll derën të keqes! Nuk do t’ia hapë për një herë të tretë, e do të bashkohet me ekipin tonë, që janë përfaqësues të vlerave më të mira të Dibrës, njerëz të sprovuar të suksesit, kur iu është besuar administrimi i punëve publike” – tha Basha.

Të Lidhura

Ish-kreu i PD në Vlorë u zgjodh në krye të Kadastrës/ Vjen REAGIMI i Sali Berishës
Politikë

Ish-kreu i PD në Vlorë u zgjodh në krye të Kadastrës/ Vjen REAGIMI i Sali Berishës

26 Qershor, 2025
Tabaku: Nuk mund të sillemi si europianë në Bruksel dhe si autokratë në Tiranë
Politikë

Tabaku: Nuk mund të sillemi si europianë në Bruksel dhe si autokratë në Tiranë

13 Qershor, 2025
Rinumërim i rreth 40% të kutive të votimit, reagon kryelegalisti Axhami: Kjo është një këmbanë alarmi!
Politikë

Rinumërim i rreth 40% të kutive të votimit, reagon kryelegalisti Axhami: Kjo është një këmbanë alarmi!

10 Qershor, 2025
DOKUMENTI/ Meta firmos urdhrin për analizimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit në Tiranë
Politikë

DOKUMENTI/ Meta firmos urdhrin për analizimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit në Tiranë

20 Maj, 2025
Konflikti në mes Ulsi Manjës dhe Gjin Gjonit, reagon ish-deputeti lezhian, Ndocaj: SPAK të hetojë këtë paloministër për masakrën zgjedhore në këtë qark!
Politikë

Konflikti në mes Ulsi Manjës dhe Gjin Gjonit, reagon ish-deputeti lezhian, Ndocaj: SPAK të hetojë këtë paloministër për masakrën zgjedhore në këtë qark!

20 Maj, 2025
Këlliçi: SHBA nuk ka reaguar për mandatin e 4-t të Ramës, do dokumentojmë masakrën elektorale
Politikë

Këlliçi: SHBA nuk ka reaguar për mandatin e 4-t të Ramës, do dokumentojmë masakrën elektorale

19 Maj, 2025

TË FUNDIT

Bardho i dhuroi Çaushit mandatin e deputetes! Si shihet ky vendim nga ana e KQZ-së?
Aktualitet

Bardho i dhuroi Çaushit mandatin e deputetes! Si shihet ky vendim nga ana e KQZ-së?

5 Korrik, 2025

Musk: Një krizë e re globale po vjen edhe këtë vit
Bota

Musk: Një krizë e re globale po vjen edhe këtë vit

5 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 5 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 5 Korrik 2025

5 Korrik, 2025

Bëni KUJDES nga VAPA! Temperaturat shkojnë sot deri në 39 gradë Celscius në këto qarqe
Aktualitet

Bëni KUJDES nga VAPA! Temperaturat shkojnë sot deri në 39 gradë Celscius në këto qarqe

4 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com