InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Basha pritet me entuziazëm në Malësinë e Madhe: Koha e Ramës ka mbaruar! Ju do t’i prini fitores me votën tuaj më 25 prill!

5 Prill, 2021
in InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Basha pritet me entuziazëm në Malësinë e Madhe: Koha e Ramës ka mbaruar! Ju do t’i prini fitores me votën tuaj më 25 prill!

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ndodhet në qytetin e Koplikut, i cili është pritur me entuziazmin e zakonshëm të qytetarëve. Në fjalën e tij përshëndetëse, Basha falënderoi për mbështetjen që po i japin ndryshimit që do të vuloset më 25 prill dhe largimin e një qeverie dhe një grushti njerëzish që i kanë kthyer pasuritë e Malësisë dhe Shqipërisë në pasuri private, për veten e tyre dhe një grushti njerëzish.

“Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj e në veçanti përshëndetje ju djem dhe vajza të Malësisë së Madhe, krenaria e Shkodrës dhe e mbarë Shqipërisë faleminderit për këtë mikpritje. Në këto 30 vite vendi ynë është përballur me sfida të mëdha. Shpeshherë politika i ka ndarë njerëzit dhe zgjedhjet kanë qenë ato që kanë përcaktuar të ardhmen afatshkurtër dhe afatgjate. Por kurrë më parë nuk kanë qenë shqiptarët kaq të bashkuar si sot.

Një njeri i vetëm që ka 8 vite që e mban peng vendin, një njeri që i ka shndërruar bukuritë e mahnitshme të Malësisë së Madhe, të Shkodrës dhe të mbarë Shqipërisë pasuri private për veten e vet dhe një grusht njerëzish. Një njeri që e bëri politikën fjalë të pisët sepse erdhi me premtime të mëdha dhe me paturpësinë më të madhe i braktisi ata. Kjo do të mbahet mend si fushata e parë dhe zotohem e fundit kur kryeministri u kthye në satelit të kryeministrit të ardhshëm. Për t’u thënë të gjithë banorëve të Malësisë së Madhe, Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë se nuk iu shpjegon dot pensionistëve pse i gënjeu këto 8 vite.

Në vend që t’i rriste pensionet siç premtoi, i la në mëshirë të fatit. Nuk u shpjegon dot. Nuk ka asnjë fjalë për t’u shpjeguar studentëve të cilët i degdisi në sistemin më të falimentuar universitar, me ligjin më primitiv të arsimit të lartë dhe me zero mbështetje financiare. Nuk ka si të dalë përpara fermerëve të cilëve u premtoi mrekullira por u hoqi edhe subvencionet që merrnin dhe ndërkohe i zhyti në varfëri me çmimet më të larta të naftës dhe të energjisë dhe duke i mbytur me prodhime importi që mbushin xhepat e tij dhe të klientëve të tij. Nuk del dot para çifteve të reja, para të papunëve, para biznesit të vogël, para fasonëve, para minatorëve dhe naftëtarëve, para punonjësve të turizmit sepse ka dështuar në çdo fushë.

Koha e tij ka mbaruar dhe sot e di Malësia e Madhe, e di Shkodra, e di gjithë Shqipëria. Me përgjegjësinë dhe votën tuaj një ditë e re lind për shqiptarët dhe Shqipërisë. Një ditë e politikës së përgjegjshme, e vendimmarrjes që ndihmon dhe nuk pengon mirëqenien e qytetarëve. E vendimmarrjes dhe e panit ballë punës që do të fus ekonominë shqiptare në shinat e zhvillimit, që do ta afrojë Shqipërinë me Europën, ashtu siç hoqëm vizat, do ta bëj anëtare të Bashkimit Europian!

Një ekonomi që zhvillohet do të sigurojë vende pune, do të sigurojë paga më të mira që rinia e Malësisë së Madhe të ketë mundësinë të punësohet këtu, të arsimohet këtu me paga dinjitoze, në vatrën e saj, pranë prindërve të tyre, në këtë pellg të prodhimtarisë, punës, mirëqenies, krenarisë kombëtare e cila krenohet për produktet e saj bio, të cilat nesër nuk do të jenë thjesht krenari kombëtare por burim mirëqenieje. Jam shumë i lumtur që ndodhem sot mes jush, jo thjesht dhe vetëm për t’ju thënë bashkohuni për ndryshim që Malësia të fitojë, Shqipëria të fitojë!

Me këtë bashkim ju e keni treguar shumë më parë drejtë fitores tonë të drejt, fitores së Shqipërisë do t’i prini me votën tuaj më 25 prill! Sot do të keni nënshkrimin tim, kontratën time për një nga aktivitetet kryesore të cilat do të rikthejë punësim, mirëqenie dhe para në xhepat tuaj dhe të gjithë banorëve të kësaj zone që ka të bëjë me bimët medicinale. Ndryshimi ka ardhur, e prek kudo ku shkoj, ja kështu siç jeni mbledhur vajza, gra, zonja, motra, djem, baballarë, gjyshër, pensionist, këtu në qendër të Koplikut. Kështu po mblidhen shqiptarët kudo sepse vendimi është marrë dhe më 25 prill i vënë vulën!

Ndryshimi do të vij me votën tuaj! Ju lutem mbani maskat, mbani largësinë, se deri tani kemi vetëm Zotin dhe fatin tonë, pas 25 prillit do kemi dhe qeverinë që do të bëjë gjithçka për të shporrur pandeminë pasi të jetë larguar pandeminë 8 vjeçare! Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja! Uroj gjithë besimtarët katolik paçin një pashkë të bekuar!”, tha Basha.

2 29

3 19

4 8

5 2

1 29

 

Të Lidhura

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026
PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare
Politikë

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare

15 Shkurt, 2026
Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’
Politikë

Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’

15 Shkurt, 2026
Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar
Politikë

Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar

6 Shkurt, 2026
Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë
Politikë

Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë

5 Shkurt, 2026
Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas
Politikë

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

16 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

I shpallur në kërkim për abuzim me të miturin, 17-vjeçari arrestohet në PKK Kakavijë
Aktualitet

I shpallur në kërkim për abuzim me të miturin, 17-vjeçari arrestohet në PKK Kakavijë

4 Prill, 2026

U shpall e preferuara e publikut/ Fermerët për Moza Ahmetin: Ka thyer rregullat
Show Biz

U shpall e preferuara e publikut/ Fermerët për Moza Ahmetin: Ka thyer rregullat

4 Prill, 2026

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 4 prill 2026
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 4 prill 2026

4 Prill, 2026

Kryetari i New Yorkut, Zohran Mamdani shijon ushqimin me kuzhinierin dhe reperin shqiptar Action Bronson
Bota

Kryetari i New Yorkut, Zohran Mamdani shijon ushqimin me kuzhinierin dhe reperin shqiptar Action Bronson

3 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com