“25 prilli është një datë vendimtare për Shqipërinë dhe qytetarët e saj, pasi duhet të marrin zgjidhje shumë problematika që u krijuan gjatë këtyre 8 viteve, qoftë në planin ekonomik dhe strategjik të vendit, qoftë në planin politik, pasi jemi zhytur në një krizë ta madhe kushtetuese”, me këtë apel iu është drejtuar zgjedhësve shqiptarë kandidati i Aleancës Demokracia e Re, ish-deputeti Eduar Ndocaj, i cili përmes video-komunikimit të radhës, ka bërë një analizë të situatës politike dhe ka evidentuar disa problematika të fillimfushatës.
Në mesazhin e tij, drejtuar qytetarëve shqiptarë, Ndocaj ka vënë theksin tek nevoja e madhe e përmirësimit të sistemit zgjedhor, si dhe tek garancia e votës së lirë, si premisa e dosmosdoshme e stabilitetit politik, pasi kështu, qytetarët zgjedhin përfaqësuesit e tyre real, dhe institucionet kushtetuese në vend sigurojnë funksionalitetin normal.
Ndocaj, kandidon në qarkun e Lezhës, dhe ka një mbështeje të gjerë në opionin publik, pasi prej dy dekadash, ai dhe familja e tij, kontribuojnë në shumë nisma me karakter human, duke iu gjendur në krah dhjetëra familjeve në nevojë si dhe duke qenë një emër me mjaft peshë në jetën komunitare të këtij qarku, pasi është bahkëfinancues i shumë projekteve që kanë mundësuar punësimin e qindra të rinjëve dhe të rejave.
Në video-komunikimin e mbrëmshëm, Ndocaj ka ripërsëritur ftesën e tij për të votuar listën e Aleancës Demokracia e Re në qarkun e Lezhës, pasi ajo është mbartëse e një sërë emrash dhe personalitetesh të shumë fushave dhe japin garancitë e duhuara për të patur përfaqësues dinjitozë!