Reshjet e shiut do të jenë prezente ditën e sotme, e cila përkon me Ditën e Verës.
Vranësira të dendura me kthjellime të pakëta në veri e qendër, ndërsa në jug me vranësira e kthjellime, janë disa nga karakteristikat e ditës së sotme.
Reshje shiu do të ketë në veri e pjesërisht në qendër. Intensiteti i reshjeve do të jetë i ulët e përkohësisht mesatar në veri. Ndërkohë në male parashikohet që të ketë dhe reshje dëbore.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare e hera herës e vrullshme në bregdet. Për këtë shkak temperaturat do të pësojnë rritje ditën e sotme. Valëzimi i forcës do të jetë 3 dhe 4 ballë.