Vendimi i Edi Ramës për shmangien nga listat e kandidatëve të disa prej veteranëve të Partisë Socialiste, si Pandeli Majko dhe Fatmir Xhafaj janë komentuar shumë në media.
Por kryesocialisti e ka shpjeguar vendimin e tij, duke i krahasuar me “vazot e antikitetit”, që nuk janë më funksionalë në parti.
“S’kam asnjë diskutim për shokët e miqtë që nuk janë këtu. Ata e kanë vendin përherë këtu.
Çështja është për shoqërinë: A mjafton kjo për ato që kalojnë me biçikletë atje?
E shkuara me një parti politike nuk është arsye që një njeri të votojë. Partitë politike janë për të jetuar në lartësinë e të sotmes dhe jo për t’iu drejtuar dikujt në lartësinë e të djeshmes.
Në se nuk bëj dot këtë për çfarë i duhem unë Partisë socialiste?
Nuk janë stenda për t’u vemdosur vazot e antikitetit. Se vazot e antikitetit kanë shumë vlerë.
Sali Berisha ka shumë vlerë për antikitetin. Po për ça duhen? Për të ndaluar emigraconin? Do të kthehen njerëzit se është Berisha aty?” tha Rama.