InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Koronavirusi, Pipero: Duhet të ndalohet udhëtimi jashtë Tirane

9 Mars, 2021
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
Pipero: Në Shqipëri mund të jenë 650 të infektuar me koronavirus

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, në ABC-ja e mëngjesit, me gazetarin Enkel Demi foli për situatën, ndryshimet, rastet e reja dhe respektimin e masave të Covid-19.

“Virusi ka shumë të panjohura. Në fillimet e tij kishte më shumë frikë dhe pasiguri, pasi nuk kishim informacion se çfarë do të ndodhte”, tha Pipero.

Ndërsa u ndal tek ashpërsimi i masave, nëse duhet të merrej apo jo një vendim i tilli nga Komiteti Teknik, Pipero tha se është me rëndësi që të kufizohen lëvizjet në fundjavë, duke shtuar se nuk është për mbyllje.

“Për mua duhet të ndalohet udhëtimi jashtë Tirane. Në fundjavës duhet të ketë një ndalim të kalimit nga një rajon tek tjetri, pasi mbipopullimi i lokaleve sjell transmetim të Covid-19. Po ashtu duhet të respektohen masat aktuale.

Unë mendoj që lokalet të zbatojnë masa strikte dhe po të respektohen masat aktuale dhe të kufizohen lëvizjet në fundjave, mund të frenohet edhe përhapja e virusit. Për mua si mjek, indikator kryesor nuk është numri i rasteve të infeksioneve, por numri i rasteve që shtrohen në spital.

Numri i atyre që shtrohen në spital është real, i rasteve të rënda, i atyre që humbasin jetën këto janë indikatorë që mua si mjek më shqetësojnë”, sqaroi mjeku.

Gjithashtu Pipero tha se përgjithësisht viruset pësojnë mutacione të rëndësishme me përhapje të shpejtë.

“Qoftë imuniteti natyral i fituar qoftë imuniteti i përfituar nga vaksina të mbron ndaj viruseve të tjera, edhe nëse infektohesh sëmundjen e kalon më lehtë”, theksoi Pipero.

Ndërsa u ndal tek situata në Shqipëri, Pipeo theksoi se ishte e pritshme që situata pas festa të vinte me shifra të larta, pavarësisht se thuhet se se kanë kohë që kanë kaluar, por transmetimi vijon ditë pas dite dhe nuk shkëputet lehtësisht.

“Deri në gjysmën e parë të marsit numrat do të jenë në rritje. Ka disa faktor që më bëjnë të jenë optimist për fundin e muajit prill, qoftë vaksina procesi i së cilës po vijon, por besoj edhe rritja e temperaturave do të luajë rolin e saj”, tha Pipero.

Ndërkohë Aurora Meta, epidemiologe në Gjermani, u shpreh se izolimi ka thënë efekte edhe pse jo shumë të lartë, por tashmë falë vaksinës, pritet që gradualisht të merren edhe lehtësime.

E kundërta është situata në Itali thotë mjekja Aurora Meta, e cila shton se tashmë vendi ndodhet në fazën e tretë të pandemisë, dhe shifrat e rasteve të infeksioneve apo viktimave janë të larta.

Nëpërmjet një lidhjeje me “Skype”, pjesë e kësaj bisede ishte edhe Skënder Murtezani, epidemiolog në SHBA.

Ai u shpreh se qytetarët ende sot e kësaj ditë duhet të ruajnë vigjilencës, pasi rreziku mund të shfaqet ngado dhe me përhapjen e mutacioneve të reja është mjaft shqetësuese.

“Numri më i madh i virozës është në ditën e parë. Ditët e para të transmetueshmërisë janë shumë të rrezikshme.

Por nuk duhet neglizhuar edhe variantet e reja pasi janë shqetësuese. Theksoj se maskat nuk duhen lëshuar nga dora, po ashtu edhe distanca, pasi nuk mund ta dimë se me çfarë varianti mund të përballemi nesër”, tha Murtezani.

Të Lidhura

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”
Aktualitet

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”

4 Maj, 2026
Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!
Aktualitet

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!

3 Maj, 2026
Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB
Aktualitet

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB

1 Maj, 2026
Gjendja shëndetësore e Ilir Metës, KSHH: Refuzon të hajë ‘ushqimin e komandës’, nuk ajroset
Aktualitet

Gjendja shëndetësore e Ilir Metës, KSHH: Refuzon të hajë ‘ushqimin e komandës’, nuk ajroset

28 Prill, 2026
Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”
Aktualitet

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”

23 Prill, 2026
Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak
Aktualitet

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak

22 Prill, 2026

TË FUNDIT

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”
Aktualitet

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”

4 Maj, 2026

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!
Aktualitet

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!

3 Maj, 2026

Krenar Dunga, më model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri
Të ndryshme

Krenar Dunga, një model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri

1 Maj, 2026

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB
Aktualitet

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB

1 Maj, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com