InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Tabaku: E gjithë opozita bashkë për të larguar të keqen!

26 Shkurt, 2021
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Tabaku: E gjithë opozita bashkë për të larguar të keqen!

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është ndalur sot si tek menaxhimi i pandemisë nga qeveria, apo dhe shqetësimet e qytetarëve që has çdo ditë në terren. E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’, në cilësinë edhe të drejtueses politike të PD-së për qarkun e Tiranës për zgjedhjet e 25 prillit, Tabaku tha se qytetarët janë bërë mosbesues e të pashpresë me qeverinë që sipas saj mbështet dhe promovon kriminelët. Mes të tjerash demokratja u ndal edhe tek taksa e sheshtë, një nga pikat ku mbështetet programi ekonomik i Partisë Demokratike. Sipas saj, taksa e sheshtë është më e mira për ato vende ku duhet të luftohet informaliteti.

“Sot ka nisur dita shumë herët, po vij nga terreni, kemi pasur takime me votues për herë të parë. Thjesht përdora kohën për të komunikuar më rregullat sepse do të vijojmë takimet deri në 20:00 të mbrëmjes. Sot kam qenë pranë shkollës së Baletit, shqetësimi parë i qytetarëve është papunësia. Problemi i dytë rritet me situatën e pandemisë dhe menaxhimin katastrofik të qeverisë. Me të rinjtë folëm për sistemin arsimorë. Ne gjatë ditës përballemi nga problemet nga më të ndryshmet. Situata që ne raportojmë është realiteti. Me të rinjtë patëm një diskutim që mua më shqetëson dhe lidhet me modelet q promovojmë në politikë. Për faktin a ka vlerë meritokracia. Sot në qeveri janë mbështetur kriminel nga Rama, i kemi pasur në krye të bashkive, të rinjtë ngritën pyetjen se a është përfaqësim ky? Kur ta thotë një i ri ti sigurisht që ngre dhe pikëpyetjet për vlerat që ekzistojnë sot. Ne i shohim gjërat me pozitivitet, por jo është Tirana e 2021 larg atyre projekteve 3D të kryeministrit”, tha tabaku

Pjesë nga intervista:

Votuesit për herë të parë, si do t’i bindni?

Jorida Tabaku: Ka një pesimizëm dhe ka qytetarë që thonë nuk kemi shpresë. Elementi i parë me votuesit për herë të parë dhe diskutimi bëhet si ka ndikuar ky 8-vjeçar në xhepin tënd, cilësia e arsimit rritjet e taksave në shumë sektore. Pra janë shumë elemente që diskutohen dhe dështimet që ka pasur kjo qeveri. Elementi i dytë është si do i ndërtojmë shpresën. Ne do e ndërtojmë duke bërë ata që premtojmë, prandaj i kemi quajtur angazhime. Sfida më e madhe që kemi është të zbatojmë ata që themi sot. Dështimet e tetë viteve të fundit i ka bërë mosbesues shqiptarët. Këtë duam të ndërtojmë. Nuk ka pasur kurrë 500 mijë shqiptarë që janë larguar nga Shqipëria. Po të kthehemi tek pyetja juaj nuk kemi qenë njësoj dhe do të tregojmë që nuk jemi njësoj. Me dy elementë do e bëjmë këtë. Nuk ka premtime për 300 mijë vende pune, por një llogaritje e saktë që për kapacitetet që ka Shqipëria mund të punësohen 110 mijë vende pune për 4 vite. Të gjitha programet janë arritur falë dhe komunikimit me ekspertët më të mirë. Ka dhe qytetarë që më pyesin a do të punësohem unë. Unë i përgjigjen që nuk mund të punësohen të gjithë, punën në administratën publike ne do e bëjmë me meritokraci. Biznesi partner i besueshëm, sepse deri sot është gjobitur, penalizuar. Mbështetja për biznesin është ta lësh të punojë i qetë. Të ngresh një sistem ku puna promovohet dhe jo një sistem siç jemi ne sot, ku disa pasurohen e disa t tjerë varfërohen. Besimi krijohet duke marrë angazhime konkrete me buxhet konkret dhe duke i thënë njerëzve se çka bëhet e çka jo. Nuk ka asnjë vend ku taksa e sheshtë ka dështuar. Kjo është më e mirë për ata sisteme që duan të godasin informalitetin. Qytetarët e harrojnë se ke paguar 12% para 2013 sot paguajnë shumë më shumë. Ne do të kujdesemi që çdo qytetar të kuptojë sa përfiton nga taksa e sheshtë. Qeveria nuk aplikon plotësisht taksën progresive, sepse janë hequr taksat e jahteve. Taksë e sheshtë, e ndershme, ku të gjithë paguajnë njësoj. Nuk fiton më i forti, ai që ësht ëpranë qeverisë.

Qartazi fushata elektorale ka nisur për të gjithë, sa është përhapur fryma që ju keni tek aleatët. Sa bashkëpunoni ju me ta?

Jorida Tabaku: Të gjitha partitë opozitare janë bërë bashkë kundër një keqe të madhe që është largimi masiv i shqiptarëve. Edhe ish-aleatët e qeverisjes së sotme e kanë kuptuar që e keqja e shqiptarëve vjen nga qeveria. Ka premtime të pambajtuara. Jemi bërë bashkë jo kundra Edi Ramës, sepse ai është në ikje. Por jemi bërë bashkë për të treguar që politika vlen dhe vota është për të ardhmen e tyre. LSI nuk është jashtë, është ndjekur kjo strategji për të maksimizuar votën kundër varfërisë, shpopullimit të qyteteve. Për herë të parë në 20 vite në demokraci në Shqipëri, ne kemi forcat opozitare bashkë. Ne nuk duam të humbim mundësinë për shqiptarët. Unë jam i atij brezi për të studiuar jashtë dhe kam ardhur të kontribuoj në Shqipëri, këtë do të bëjmë dhe ne.

Të Lidhura

“Më çoni në shtëpi”: Gruas i bie të fikët në rrugë
Aktualitet

“Më çoni në shtëpi”: Gruas i bie të fikët në rrugë

22 Shkurt, 2026
I ngacmoi gruan, zbulohet shkaku i vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë
Aktualitet

I ngacmoi gruan, zbulohet shkaku i vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

21 Shkurt, 2026
Tymnaja e ‘Nepotizmit’ në Bashkinë Pukë: Ligji për Konfliktin e Interesit rrëzon pretendimet
Aktualitet

Tymnaja e ‘Nepotizmit’ në Bashkinë Pukë: Ligji për Konfliktin e Interesit rrëzon pretendimet

20 Shkurt, 2026
“Trupat nga Shqipëria në Gaza”, gazetarja shqiptare në SHBA zbulon detaje
Aktualitet

“Trupat nga Shqipëria në Gaza”, gazetarja shqiptare në SHBA zbulon detaje

20 Shkurt, 2026
Protesta/ “Do të jetë ndryshe nga herët e tjera”, Këlliçi paralajmëron: Kam kërkuar ngujimin në sallën e Kuvendit
Aktualitet

Protesta/ “Do të jetë ndryshe nga herët e tjera”, Këlliçi paralajmëron: Kam kërkuar ngujimin në sallën e Kuvendit

20 Shkurt, 2026
Parashikimi i motit, 19 shkurt 2026
Aktualitet

Parashikimi i motit, 19 shkurt 2026

19 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

“Më çoni në shtëpi”: Gruas i bie të fikët në rrugë
Aktualitet

“Më çoni në shtëpi”: Gruas i bie të fikët në rrugë

22 Shkurt, 2026

Shkëlqimi dhe rënia e “Air Albania”, dueli i heshtur me “Turkish Airlines”
Artikuj

Shkëlqimi dhe rënia e “Air Albania”, dueli i heshtur me “Turkish Airlines”

22 Shkurt, 2026

I ngacmoi gruan, zbulohet shkaku i vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë
Aktualitet

I ngacmoi gruan, zbulohet shkaku i vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

21 Shkurt, 2026

Horoskopi për ditën e shtunë, 21 shkurt 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e shtunë, 21 shkurt 2026

21 Shkurt, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com