Të shikoj trëndafilat tek thahen më ka ndodhur…Por,të ndjej tek thahen lulet e dashurisë as nuk dua ta mendoj.S’ja kerkoj dot vetes të parapregatitem për nje acar te tille.S’ja kerkoj dot vetes të vetvritem me mendime të ngurta që shtypin ndjenjat.
E kur vetë nuk i bej,as te tjerët si kuptoj…
Si munden disa ti mohojne ndjenjat?
Si mund të thone “Nuk te dua”?
A kanë dhimbje? Ju pikon gjak nga shpirti? Po lot ju rrjedhin? Mua më djegin flakët e kurjozitetit,e jo më të mos digjesh nga flakët mohuese te dashurisë!
Nuk është arsye të thuash “Nuk të dua,për të mirën tende” ,kur do ta kuptoni,NUK ESHTE ARSYE!!
Eshtë një justifikim për të mbuluar hilet njerëzore aq te liga për një ndjenjë sublime si dashuria.
Ç’kerkoni në ktë botë valle,kur nuk jeni të aftë të ruani dashurinë?
Shporruni!…
Ikni aq larg në errësirën shpellare te një shpirti mohues,mos u dukni më në shkelqimet e syve të njerëzve të dashuruar!
Kemi arritur në një pikë ku propaganda e duhur do te ishte:-“Ruaj një dashuri,shpeto nje jetë.”