InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Arsyet pse Durrësi do ta refuzojë masivisht këtë kryeministër

19 Shkurt, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Arsyet pse Durrësi do ta refuzojë masivisht këtë kryeministër

Nga Red VARAKU

Qarku i Durrësit është qarku më i rëndësishëm nga pikëpamja elektorale dhe qarku ku do të vendoset dhe fati i këtij kryeministri. Kjo sepse aty më shumë se kudo tjetër, sot bashkohen të gjitha sfidat e Shqipërisë dhe modelet e dështuara apo të rrezikshme të zhvillimit që janë eksperimentuar deri tani nga ky kryeministër.
Në këtë kuptim, ai është vërtetë qarku simbol i kësaj fushate dhe duke qenë kështu ,qëndrimi politik i një partie që tenton një mandat të tretë, është i një rëndësie të veçantë për shkak të mesazheve politike që kjo forcë politike do të tentojë të përcjellë në të gjithë Shqipërinë.
Një tjetër arsye që e bën qarkun e Durrësit shumë të rëndësishëm, është se ai është një ndër qarqet ku humbja e PS përllogaritet të jetë më e thellë se në të gjitha qarqet e tjera ndaj angazhimi kryesor i tyre nuk është fitorja , por zvogëlimi i humbjes.
Kjo për shkak të batërdisë që ka shkaktuar Vangjush Dako si Kryetar i Bashkisë dhe për shkak të publikimit të përgjimeve, ku dukej qartë përdhunimi që ky njeri i kishte bërë vullnetit të qytetarëve.
Jane pikërisht këto arsye që e shtynë Edi Ramën të kandidojë dhe në Durrës duke ftuar Ter Kokën, me qëllim zvogëlimin e humnerës ku ndodhet aktualisht PS në këtë qark dhe me shpresë se mund t’i gënjejë durrsakët .
Nëpërmjet kësaj strategjie kriminale elektorale është e qartë pse Edi Rama, edhe pse i di mirë arsyet e rrënimit të PS qoftë në Durrës, qoftë në të gjithë Shqipërinë, vazhdon me të njëjtin qëndrim poshtërues ndaj votuesit shqiptar dhe atij durrsak në veçanti.
Nese vërtetë do ta donte Durrësin ai mësë pari duhet t’i kërkonte falje qytetarëve durrsakë për kandidimin e Dakos dhe dorëzimin e këtij qyteti në duart e bandave më të rrezikshme të Shqipërisë , ndërsa në vend të pazareve me Ter Kokën, ai duhet të kërkonte vetëm një aleancë, aleancën e qytetarëve të ndershëm.
Vetëm duke i hequr mbrojtjen politike Vangjush Dakos dhe duke iu rikthyer aleancës me qytetarët, ai do të mund të jepte një mesazh të qartë shprese për një mandat të tretë.
Por, në vend që të ishte në qeli Vangjush Dako vazhdon të drejtojë Bashkinë e qytetit të dytë më të rëndësishëm në vend, ndërsa Ter Koka vazhdon të trafikojë interesat e qytetarëve durrsakë për interesin e tij personal.
Në mënyrë poshtëruese, Edi Rama ka menduar që të përdorë fatkeqësinë që goditi Durrësin, Shijakun dhe Krujën jo vetëm si presion dhe shantazh ndaj qytetarëve të dorëzuar përballë kësaj fatkeqësie , por dhe si makiazh për imazhin e tij të rrënuar.
Por i ka bërë llogaritë gabim! Durrsakët, shijakasit dhe krutanët nuk janë aq frikacakë sa i mendon ky kryeministër. Tashmë, ata e kanë të qartë nga përgjimet se si ky njeri ka bastarduar dhe trafikuar vullnetin e tyre tek banditët dhe e shikojnë çdo ditë batërdinë që ka prodhuar babëzia e këtyre individëve të veshur me kostum politik pikërisht nga ky kryeministër .
Ata nuk janë bagëti që mund të drejtohen me kamzhik dhe tagji drejt kutive të votimit siç mund ta mendojë kryeministri . Ata nuk mund të pranojnë të përfaqësohen nga dhunuesit e tyre dhe fëmijëve të tyre. Ata kanë ditur t’ia tregojnë vendin zullumqarëve dhe të kthehen në qark simbol të ndryshimit në të gjithë Shqipërinë ashtu si në 2005, ku PS mori poshtërimin që meritonte duke humbur tetë me zero.

Të Lidhura

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026
NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË
Opinione

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË

17 Shkurt, 2026
Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet
Opinione

Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet

15 Shkurt, 2026
Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”
Opinione

Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”

10 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Rama: S’ka abuzime me naftën, të ardhurat nga rritja e çmimit do të shkojnë për mbrojtjen e pensionistëve
Aktualitet

Rama: S’ka abuzime me naftën, të ardhurat nga rritja e çmimit do të shkojnë për mbrojtjen e pensionistëve

23 Mars, 2026

Gjendet e pajetë 31-vjeçarja nga Kosova në një hotel në Durrës, rrethanat mister
Aktualitet

Gjendet e pajetë 31-vjeçarja nga Kosova në një hotel në Durrës, rrethanat mister

23 Mars, 2026

Aksident tragjik në aksin rrugor Vlorë–Kotë
Aktualitet

Aksident tragjik në aksin rrugor Vlorë–Kotë

23 Mars, 2026

Gjirokastra e UNESCO-s pa tualete publike, turizëm pa standarde bazë (VIDEO)
Aktualitet

Gjirokastra e UNESCO-s pa tualete publike, turizëm pa standarde bazë (VIDEO)

22 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com