InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Nga Ejona Lama: “Të mposhtësh prapësitë e jetës”

18 Shkurt, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Nga Ejona Lama: “Të mposhtësh prapësitë e jetës”
Jeta është një betejë sfilitëse, një kriticizëm që nuk kapërdihet lehtazi, një krenari që medoemos kërkon të mos rrëzohet!
Si e tillë synimi më i lartë i saj është plandosja për tokë e jotja, e qënjes tënde!
Por, ti mos u sill si skllave e saj!
Ti mposhte heshtjen, thyeji barrierat e egoizmit, vrapo, dhe mëso t’ia dalësh!
Mos rend me hapa të përgjumur që hera-herës ngatërrohen së bashku dhe janë gati të bien gjunjazi. Ti vrapo me shpejtësinë e kohës, ndiq ritmin e saj.
Nëse ndjen lodhje, përçmim, zhgenjim apo mungesë dashurie mos u demoralizo menjëherë. Gjej një stol të drunjtë në ndalesën më të afërt dhe pusho trupin tënd. Lëri menjëanë të gjitha sendet personale, edhe ato të komunikimit me të tjerët. Pushoje zërin e të gjithë telefonatave që ritmojnë me valë interesi dhe ndiz zërin e qetësisë. Shiko përreth, luaj me natyrën “gjysmake” , qesh si e marrë me zogjtë e ulur pranë teje qe te çukasin për thërrime të mbetura nga kalimtarët, shiko me kureshtje, vërej me sy të ngrysur, prit me mendje të hapur!
Prit gjithnjë ata njerëz që do vrapojnë të të gjejnë rrugëve të shtruara me kalldrëm që shum herë të ngjajnë sikur të grricin këmbët me qëllim. Ndoshta do të vijnë, e po erdhën mbaji mend si të dashurit e tu.
Fundja të kërkuan kur ti nuk ishe!
E nëse askush nuk vjen, fshiji lotët e vetmisë, ngrihu në këmbë, mbaje veten fort dhe dhuroi asaj një përqafim me të dy krahët!
Ec në të njëjtën rrugë, shkelmoji fort të gjitha objektet që të zënë sytë dhe shikoji të gjithë në sy. Vrapo, edhe kur ka ndalesa vrapo!
Mos e ul kokën se të tjerët munguan në ditën tënde , mos u lodh nga frika e humbjes, e mungesës së fuqisë, mos u druaj nga vëmendja e të tjerëve, mos u çmend nga shpresëmarrësit, mos u distanco nga vetja, mos ndjej frikë të lëshosh duart e atyre që u larguan!
Mos u zemëro!
Ti je më tepër se ata , ti je më e fortë, ti ja del pa këdo, ti je e mjaftueshme, ty të mjafton vetja!
Fundja ti je femër!
Je mësuar të rritesh , mëso të ia dalësh edhe pa ata që nuk erdhën kurrë!
Ata janë “rrugaçët e dashurisë”, “të mjeruarit e guximit dhe forcës”, ata janë ata dhe jo ti!
Ti je vetë forca!
Ti je femër!

Të Lidhura

Një dedikim për ty, babi!
Opinione

Një dedikim për ty, babi!

13 Shtator, 2025
Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së
Opinione

Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së

12 Shtator, 2025
Shqipëria dhe dashuria e vjetër BE, më mirë syri se nami
Opinione

Shqipëria dhe dashuria e vjetër BE, më mirë syri se nami

12 Shtator, 2025
Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!
Opinione

Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!

5 Shtator, 2025
Ermal Spahiu: Varësitë që “infektojnë” një shoqëri.
Opinione

Ermal Spahiu: Varësitë që “infektojnë” një shoqëri.

31 Gusht, 2025
Ekrani i heshtur dhe matematika e medias
Opinione

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias

10 Gusht, 2025

TË FUNDIT

Patris Berisha dhe Santiana Maloku konfirmojnë lidhjen e tyre!
Show Biz

Patris Berisha dhe Santiana Maloku konfirmojnë lidhjen e tyre!

19 Shtator, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e premte 19 Shtator 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e premte 19 Shtator 2025

19 Shtator, 2025

Prof. Tonin Doçi, elita e arsimit shqiptar!
Artikuj

Prof. Tonin Doçi, elita e arsimit shqiptar!

18 Shtator, 2025

Diella bëhet me profil në Facebook, ky është mesazhi i parë i saj: Mos kini asnjë merak
Aktualitet

Diella bëhet me profil në Facebook, ky është mesazhi i parë i saj: Mos kini asnjë merak

18 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com