InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Dy fjalë për Jozefinëdashësit

14 Shkurt, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Dy fjalë për Jozefinëdashësit

Nga Elona CASLLI

Jozefina Topalli shihet nga një grup i caktuar njerëzish si shpresë për të djathtën në këtë vend. Duket se tek Jozefina do të ringjallë frymën e ndryshimit të munguar.

Kushdo gëzon të drejtën për të besuar, apo për të dyshuar tek dikush.

Unë hyj në grupin e të dytëve dhe nuk i përkas grupit të Jozefinëdashësve.

Do të mundohem ta shtrij këtë shkrim në rrafsh logjik dhe aspak emocional.

E kam ndjekur Topallin në shfaqjet e saj në intervista të ndryshme. Ajo e konsideron Lulzim Bashën fajtorin e vetëm të gjendjes në Shqipëri, pasi sikundër pohon ajo, fatkeqësia në Shqipëri nuk eshtë qeveria e papërgjegjshme, por opozita e dobët që ka humbur rrugën prej kohësh.

Krejt në rregull deri këtu. Po kaloj unë në anën e Topallit dhe po i pohoj se ka të drejtë. Problemi u konstatua. Tani i duhet gjetur një zgjidhje problemit.

Cila është zgjidhja që ofron Topalli?!

Në ligjërimin politik qoftë Topalli apo qoftë Hajdari, e fillojnë gjithmonë fjalinë me formulën- Për 30 vite Shqipëria”.

Nuk ka një analizë të tetë viteve të qeverisjes së Edi Ramës, por ka një analizë të 30 viteve politikës në Shqipëri. Tetë vitet e Ramës anashkalohen gjithmonë,ndonëse kanë lënë vendin 470.000 shqiptarë.

Mandej ligjërimi vazhdon me hartime të tipit: Duhet të mblidhen të rinjtë e mirë, intelektualët e mirëfilltë që të bëjnë Shqipërinë”

Pas përfundimit të hartimit, dëgjuesi nuk përballet me asnjë zgjidhje konkrete lidhur me ekonominë, arsimin apo shëndetësinë në këtë vend. Ka vetëm një pafundësi fjalish që fillojnë me ” duhet”.

Pyetje për Jozefinëdashësit:

A ka të drejtë morale Topalli, të gjykojë politikën e 30 viteve në Shqipëri kur ka qenë vetë pjesë e saj?!

Topalli me këtë pohim, mohon vetveten ose pohon faktin, se për sa kohë Topalli ka qenë në Partinë Demokratike, kjo e fundit ishte në rrugën e duhur. Kur iku Topalli, kjo parti humbi rrugën.

Pra, rruga e gjetur ose e humbur e së djathtës në Shqipëri, përcaktohet nga prania apo mungesa e Topallit.

Kalojmë tek çështja e dytë.

Topalli pohon se do t’i kapë për zhelesh Bashën, Metën dhe Ramën dhe do t’i nxjerrë në pension politik.

Këtë pohim, ajo nuk e mbështet mbi një vijë logjike që ta bëjë të besueshëm, por mbi komente të vazhdueshme që përqëndrohen kryesisht tek libri që i lexon Basha së bijës në mbrëmje, tek gatimi i Bashës që ajo nuk do ta hante kurrë e në shumë detaje të tjera që lidhen gjithmonë me Bashën.

Pyetje për Jozefinëdashësit;

Si do ta përmbysë Topalli rezultatin e sondazheve, ku lëvizja e saj klasifikohet tek ” e të tjerë”?

Pra, me pak fjalë klasifikohet tek ato lëvizje që nuk prodhojnë mandat, por veçse vota të djegura që nuk përfaqësohen askund.

Nuk më rezulton se komenti për mbrëmjet e Bashës e përmbys rezultatin e sondazhit për dy muaj dhe nga ” e të tjerë”, Topalli ngjitet në krye të listës.

Teksa e kam quajtur Bashën ” të pashmangshëm” disa prej Jozefinëdashësve kanë nëneqeshur.

Kur e kam quajtur të ” pashmangshëm”, e kam quajtur të tillë, sepse për sa kohë Topalli nuk arriti ta hiqte si kryetar kur ishte brenda partisë, nuk do të arrinte kurrsesi këtë qëllim jashtë saj.

Për sa kohë nuk arriti ta hiqte për disa vite, nuk do të mund ta hiqte kurrsesi 5 muaj para zgjedhjeve.

Dhe kjo është logjikë e pastër.

Lëvizja e Topallit do të kish pasur kuptim, nëse do të kish filluar në vitin 2017 dhe do të kish paraprirë opozitën në deklarata, qëndrime apo protesta.

E krijuar 5 muaj para zgjedhjeve, kjo lëvizje nuk parandalon mandatin e tretë të Edi Ramës, por përkundrazi e ushqen këtë të fundit, pasi në fund të ditës, llogaritë bëhen me numër mandatesh dhe jo me numër komentesh mbi Bashën apo me numër hartimesh mbi politikën prej 30 viteve në këtë vend.

Dhe unë i rikthehem idesë së Fatos Lubonjës, se krijimi i një lëvizjeje të re pesë muaj para zgjedhjeve, bëhet ose nga një individ delirant ose nga një njeri në funksion të Edi Ramës.

Post Scriptum- Përmbysja e menjëhershme e Bashës, e Ramës dhe e Metës nga Jozefina Topalli, mund të jetë një përrallë e besueshme për veshët e nipit a të mbesës së Jozefina Topallit. Për një njeri me gjykim të kthjellët është veçse një utopi që djeg vota.

Të Lidhura

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026
NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË
Opinione

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË

17 Shkurt, 2026
Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet
Opinione

Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet

15 Shkurt, 2026
Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”
Opinione

Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”

10 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re
Artikuj

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re

19 Mars, 2026

‘Nuk e di si ju mban toka’/Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj
Show Biz

‘Nuk e di si ju mban toka’/Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

19 Mars, 2026

Policia masa për çdo të martë për 13 javë rresht për pelegrinazhin në Kishën e Shna Ndout
Aktualitet

Policia masa për çdo të martë për 13 javë rresht për pelegrinazhin në Kishën e Shna Ndout

18 Mars, 2026

Horoskopi ditor, 18 mars 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 18 mars 2026

18 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com