InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

“Zullumi i tepruar që do të sjellë ndëshkimin qytetar të merituar”

11 Shkurt, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
“Shqipëria fiton….një besim të Ri”

Nga Ardit  Gjinali
Padrejtësia e skalitur në vitrinat e zezonës keqqeverisëse, të tillat vitrina që llamburisin duke imponuar një shkëlqim verbues për vështrimin e qytetarit që është përhumbur në kërkim të së vërtetës të ofruar nga propaganda; shkëlqim verbues për të pamundësuar gjurmimin e së vërtetës keqqeverisëse; e vërteta keqqeverisëse që artikulohet nga ushtruesit e të tillës, dëgjohet nga qytetari, por zëri i të vërtetës keqqeverisëse nuk e prek të tillin….e tilla gënjeshtër e mveshur me kostumin e së vërtetës prek shoqërinë përmes metastazave autokratike që rreken të tjetërsojnë secilin nerv reagues ndaj rendit sundues që zotëron gjithçka në të tashmen dhe tenton të vendosë fatet e së ardhmes nën të tijën thundër.

Këto vite të shenjuara nga diktati i keqqeverisjes i mbrujtur në një vullnet tërësisht regresiv mbi garantimin e një stabiliteti shoqëror dhe politik; vullnet negativ për konsolidimin e rendit demokratik dhe balancës së pushteteve; vullnet i munguar për zgjedhje të gjithëpranuara që do të garantonin një zgjidhje të qëndrueshme politike; vullnet i zi për të mundësuar një ecuri pozitive të proçesit të Integrimit Europian përmes përmbushjes së standarteve që do të ishin antitrupat e duhur për të luftuar sëmundjen keqqeverisëse.

Drama e Shqiptarit të sotëm që endet në ekuipazhin e një anijeje qeverisëse që lundron në detin e madh të përrallës aeroportuale që shndërrohet në funksion të propagandës, në një tregim letrar me marinë dhe marinarë…..sërish larg subjektit Tokë dhe duke rendur pas fluturimit të pavërtetës së rradhës që materializohet në 3-D që sërish mbetet i largët për banorët e këtyre anëve…..të tillët kërkojnë dinjitet njerëzor, punë dhe një jetë normale; ata kërkojnë qytetin e humbur, qeverisjen e munguar, vëmendjen e harruar, besimin e shpërdoruar……..qytetarët kërkojnë të shikojnë në sy fytyrën njerëzore të qeverisjes që nuk ngërdheshet, ironizon me cinizëm, tall dhe gajaset me qytetarin që është i detyruar të kthehet në një pjesëmarrës jo-dinjitoz të spektaklit qeverisës; fytyra njerëzore e një qeverisjeje që respekton qënien njerëzore dhe individin dhe nuk rend pas dukjes që mvesh thelbin e mungesave të një shoqërie si dëshmi e angazhimeve të munguara të së njëjtës; fytyra njerëzore e një qeverisjeje që nuk ndërton rrjetën e madhe të të pavërtetave fabulë-humbura që janë helmatisja e së tillës së tashme të shqiptarit të ngratë.

Qytetari durim-madh ka përjetuar shumëçka gjatë këtyre viteve, rradhët e shkruara nuk do të mbaronin së treguari, por të tillat nuk do të ishin njëjtë të sakta me përjetimin e shumëkujt që ka provuar shuplakën jo-njerëzore të pushtetit……qytetari ka heshtur për shkak të fuqisë së munguar në munguar në përballjen me arradhën pushtet-ushtruese, të tillët sejmenë që emërtimi hierarkik shtetëror u përcjell kurajo të shtuar për të marrë përgëzimet pushtetore; qytetari hesht dhe vështron…..kujton të shkuarën dhe vajton në heshtje zbrazëtinë e së tashmes, e tilla jo vetëm shpirtërore, por zbrazjen e lagjies, qytetit dhe vendit, gjithashtu.

Qytetari hesht për të mos folur, i tilli hesht për të mos harruar, i tilli hesht për të ndëshkuar përmes të vetmit instrument që mbetet pushteti i tij…..i tilli i votës që do të sjellë ndryshimin e qënësishëm dhe do të zhbëjë shumëçka nga zullumi i tepruar që shkakton enumeracioni i akteve negative; vota do të jetë ndëshkimi qytetar i merituar për qytetin që mungon dhe Shqipërinë që lëngon.

Koha për një ndryshim të vërtetë, shpresë të re për ditë më të mira është tani! Koha për një bashkim të madh për një Shqipëri normale, qeveri normale dhe Kryeministëri normal është tani! Bashkë sepse ka ende shpresë…

 

Të Lidhura

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026
NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË
Opinione

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË

17 Shkurt, 2026
Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet
Opinione

Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet

15 Shkurt, 2026
Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”
Opinione

Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”

10 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Plani me 6 pika/ Çfarë kërkon të negociojë Trump me Iranin për ti dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme
Bota

Plani me 6 pika/ Çfarë kërkon të negociojë Trump me Iranin për ti dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme

24 Mars, 2026

“Nuk është Binaj”/ Curri zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë
Aktualitet

“Nuk është Binaj”/ Curri zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

24 Mars, 2026

Horoskopi për ditën e martë, 24 mars 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e martë, 24 mars 2026

24 Mars, 2026

Rama: S’ka abuzime me naftën, të ardhurat nga rritja e çmimit do të shkojnë për mbrojtjen e pensionistëve
Aktualitet

Rama: S’ka abuzime me naftën, të ardhurat nga rritja e çmimit do të shkojnë për mbrojtjen e pensionistëve

23 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com