
“O, si nuk kam një grusht të fuqishëm!
Malit, që hesht, mu në zemër me ia njesh!
Ta shof si dridhet nga grusht’ i paligjshëm…
E unë të kënaqem, të kënaqem tu’ u qesh.”
Nga Elsa Sula
Recital i njëjtë i malësorve, ashtu si në mesjetë njëjtë në botën e sotme moderne. Po a ka dhimbje më të madhe kur pushteti hesht,hesht se populli ka mbyll gojën me kohe,që atëherë kur ka bërë pakt se vota shitet e blihet si mall tregu e platformat elektorale kanë mbetur vetëm disa gërma të hedhura diku në letër dhe asgjë më tepër.
30 vjet me dhe pa demokraci! Qeveri që vijnë ,të tjera që ikin, e ca shpresa që pretendohet të vijnë. E gjithnjë probleme të pazgjidhura. Po a ka problem më të madh se në kohët moderne të vihet në diskutim furnizimi me energji elektrike?! Ku fillon dhe mbaron demokracia 30 vjeçare e vendit tim?! Ku është shpresa e 30 viteve se Shqipëria do të jetë si Europa?
Diku larg e më larg,atje ku me sy nuk rroket,se kaq të mundëson terri të shohësh. Atje larg në dosjet e harruara me premtime e propaganda boshe të qeverisë,mbyllur në errësirë. Në tunel pa dritë gjithë demokracia 30 vjeçare… E turpshme aq sa e pafalshme situata e gjendshme në janar të 2021 ,kohë kur diskutohet për çështje të mëdha e ato elementaret i kemi harruar.











