Monstra prej betoni!
Përbindëshat prej metali dhe veprat prej betoni kanë gllabëruar vijën më të jashtëzakonshme bregdetare që ka qyteti i Vlorës.
Një krim i shëmtuar mjedisor, nën pushtetin e betonit po mbretëron mbi bregdetin jonian të Vlorës.
E quajtur arritje dhe vepër e sektit të Rilindjes, ky përbindesh betoni është vetëm e vetëm nje faturë e majme miliona eurosh, e cila fryn vetëm portofolin e oligarkisë së betonit.
Ky gllabërim që i është bërë vijës bregdetare cënon në mënyrë të drejtpërdrejtë identitetin e Vlorës, duke e shkulur mizorisht kujtesën e saj dhe duke e zëvendësuar dhunshëm me vepra të tilla të përbindshme prej betoni.
Betoni,fasadat, ngjyrat dhe pllakat kanë qenë strategjia tipike e vjedhjes galopante të qeverisjes së sektit dhe servirjes propagandikisht të këtyre makijazheve si “punë”.
*Akoma më trishtuese është fakti ku dhe “çelja e dritave” bëhet arritje e ditës. Mjeranë dhe të pashpresë!
