InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Dy fjalë për hingëllimën e një retorike që shigjetoi Besnik Mustafajn

29 Janar, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Dy fjalë për hingëllimën e një retorike që shigjetoi Besnik Mustafajn

Nga Ahmet Prençi

Ne vitin 2018, PD propozoi Besnik Mustafaj si anëtar të Këshillit Drejtues të RTSH që i takon opozitës, mazhoranca moniste dje e rrëzon këtë kandidaturë. Së pari ky është lajmi që duhet të mësojmë.Këto ditë nuk i kam ndjekur sa duhet “zhvillimet” në botën virtuale të internetit, por rastësisht nga postimet e miqve të mij Roland Bejko dhe Pëllumb Nako, mësova se Besnik Mustafaj është sulmuar verbalisht nga disa (keq)përdorues të rrjeteve sociale.

Në përgjithësi nuk i synoj polemnikat publike, për më tepër që nuk është as profesioni im. Mirëpo kur topat e baltës të sulmojnë mikun që ke në krah, nuk mund të qëndrosh indiferent. Sulmet e padrejta dhe shigjetat e helmatisura që nxirren nga hangarët e një subkoshience arkaike, nuk i bëjnë nder askujt dhe nuk sjellin dobi për askënd. Ato shigjeta dhe ajo përbaltje fjalësh të pshtymuara nga mllefi anakronik, nuk e prekin fare zotin Mustafaj! Jo! Ai ka ditur t’u qëndrojë vetë sulmeve që i janë bërë edhe në shekullin e censurës edhe në atë të digjitalizimit!

Thuhet se, sa më i lartë lisi, aq më e fortë është era që e rreh!Por, kësaj here, hingëllima e një retorike fyese e shpifëse, si ajo që ka fringëlluar nëpër frëngjitë e mureve të Facebook-ut kundër Besnik Mustafajt, na rikthen këmbanën e alarmit për të na treguar se ne si shoqeri, mjerisht kemi bërë vetëm 30 hapa para në këto 30 vjet demokraci. Kemi ende nevojë për të bërë shqiptarin, para se të pretendojmë të bëjmë Shqipërinë!

Besnik Mustafaj është një shkrimtar, opinionist, politikan, diplomat, njeri i angazhuar në përkrahje të shoqërisë civile për çdo kuauz të drejtë, që ajo ka ngritur.Unë jam i informuar që kandidatura e tij për anëtar të Këshillit Drejtues të RTSH-së është në zyrat e parlamentit para se PD ta bojkotonte atë. Kjo çështje u zvarrit deri më sot, pasi kështu erdhën rrethanat politike. Një lajm i rremë i prodhuar nga një portal mediatik e paraqiti si të votuar nga Kuvendi Besnikun. Unë do e dëshiroja këtë gjë, sepse do ishte vlerë e shtuar për Këshillin aktual monist të këtij enti publik.

Por, siç dihet, në fakt, mazhoranca e Ramës e hodhi poshtë kandidaturën e tij dhe Besniku është aty ku ishte një ditë më parë, po aq i kristaltë në bindjet dhe veprat e tij.Por, mjaftoi lajmi (i rremë) se Mustafaj eshte zgjedhur ne një ent publik, për të cilin të gjithë paguajmë taksa dhe kemi të drejtë përfaqësimi, dhe shumë personazhe periferike, nisën sulmin ndaj tij. Unë nuk jam bodyguard i Besnikut, sepse as nuk i nevojitet një i tillë. Por, më dhemb pabesia dhe helmi që lëshohet nga personazhe që deri dje (kur ai ishte në Komisionin e Vetingut të PD) zvarriteshin gardheve për ta kapur për mënge për një kafe kandidature! Besniku dhe një pjesë e mirë e atij komisioni që ruajtën integritetin e një procesi të nisur nga Lulzim Basha, e dinë që kanë një “faturë” për të paguar tek të gjithë ata që mbetën jashtë listave shindleriste të karrierës politike.

Ata mendojnë dhe besojnë se i përjashtoi Besniku, prandaj zgjedhja e tij nga parlamenti duket se ua solli në shtegun e ngushtë të hakmarrjes. Në fakt, Besniku i dha vlerë atij Komisioni dhe përpjekjeve të PD-së për t’u modernizuar dhe ndryshuar. Militantizmi partiak, kur kthehet në lëvizje guerrile kundër bashkëluftëtarëve dhe familjes së madhe demokratike, çon në shkatërrimin e vetë kauzës! Besniku ka qenë dhe mbetet besnik i PD-së dhe kauzës së vet për një Shqipëri demokratike dhe europiane.

Besnikëria e tij është publike dhe shembullore, pavarësisht shigjetave që e kanë goditur herë pas here nga bedenat e kështjellës së ligësisë dhe pabesisë. Një këshillë miqësore për të gjithë: para se të flasim dhe komentojmë për tjetrin, së paku të dimë të vërtetën, sepse liria e fjalës, nuk është edhe liri e sharjes. Mbetem në rrespekt dhe mbështetje të plotë të Besnik Mustafajt, me keqardhjen më të thellë për të gjithë ata që nxjerrin shpatat kundër bashkudhëtarit të tij!

Të Lidhura

Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026
Nga Denada Isa: Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor
Opinione

Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor

29 Prill, 2026
Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës
Opinione

Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës

28 Prill, 2026
Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat
Opinione

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat

21 Prill, 2026
Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026

TË FUNDIT

FOTO/ Shpëtim Axhami krah Princit Leka II në ceremoninë madhështore mbretërore në Rumani, mesazhe të forta për të ardhmen e Shqipërisë
Të ndryshme

FOTO/ Shpëtim Axhami krah Princit Leka II në ceremoninë madhështore mbretërore në Rumani, mesazhe të forta për të ardhmen e Shqipërisë

12 Maj, 2026

PLL: Do të kandidojmë me listat tona të pavarura për këshillat bashkiakë në zgjedhjet vendore
Aktualitet

PLL: Do të kandidojmë me listat tona të pavarura për këshillat bashkiakë në zgjedhjet vendore

9 Maj, 2026

Analisti Rron Gjinovci: Nuk ka shtet më armiqësor ndaj Kosovës se Shqipëria “e radhitur menjiherë mas Serbisë”
Aktualitet

Analisti Rron Gjinovci: Nuk ka shtet më armiqësor ndaj Kosovës se Shqipëria “e radhitur menjiherë mas Serbisë”

9 Maj, 2026

Foto-lajm/ Rama uron Ditën e Europës: Shqipëria më afër se kurrë familjes europiane
Aktualitet

Foto-lajm/ Rama uron Ditën e Europës: Shqipëria më afër se kurrë familjes europiane

9 Maj, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com