InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Rriten ndjeshëm infektimet? Rama do ‘mbyllë demokracinë’ nga frika e humbjes

29 Janar, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Përse Rama mund të jetë një PERVERS NARCIST?

Nga Kastriot Islami

1. Situata sanitare nga COVID është jashtë kontrollit. Rama, qëllimisht, por edhe nga paaftësia a papërgjegjshmëria, s’e ka më nën kontroll situatën e pandemisë. Pikërisht tani, ai është edhe më i rrezikshëm për jetën e njerëzve dhe fatin e demokracisë sepse është gati të hedhë në erë gjithçka për pushtetin e tij personal, madje të sakrifikojë edhe jetë njerëzish, ndërkohë që as e çan kokën fare për demokracinë se e urren.

Më e rënda është se ka dyshime të arsyeshme se ai do të tentojë ta ‘keq-shfrytëzojë’ këtë situatë për të ‘mbyllur demokracinë’ në prag të zgjedhjeve… Jeta e njerëzve dhe ‘vënia në intubim e demokracisë’ janë dy rreziqe me pasoja shumë të mëdha!

2. Vendi është pa një qeveri të aftë e të përgjegjshme për të menaxhuar këtë krizë sanitare. Vaksinat mungojnë pavarësisht gënjeshtrave monstruoze e të trasha të Ramës që askush s’i beson më. S’ka asnjë drejtim profesional sepse edhe Komiteti Teknik ka dalë haptas lidhur me Rilindjen, duke u mbledhur në zyrat e saj elektorale.

Sasia e testeve mbetet e ulët dhe e pamjaftueshme për të ndjekur, njohur dhe menaxhuar situatën e pandemisë.. Në kushtet kur shumica e vendeve europiane po i afrohen shifrës mbi 80 përqind për popullsinë e testuar, Shqipëria ka testuar rreth se 12 % të popullsisë.

3. Mbi të gjitha, s’ka asnjë strategji/program/plan veprimi si duhet menaxhuar kriza dhe si duhet qasur çështja e vaksinimit të popullsisë përveçse mbroçkullave e mashtrimeve të Ramës dhe të disa manekinëve që përsërisin gënjeshtrat e mashtrimet e tij…

4. Këto ditë, të gjithë vendet europianë janë të angazhuar seriozisht me menaxhimin e situatës për shkak të shfaqjes së mutacioneve të fundit të COVID, që përhapen më shpejt, mund të jenë më të rrezikshme dhe mund ta  bëjnë vaksinën kryesore më pak efikase, përveçse moti i ftohtë e qëndrimet në vende të mbyllura kanë rritur propabilitetin e përhapjes së virusit. Në Shqipëri, këtyre shifrave, eventualisht të larta si dhe në vendet e tjera europiane, duhet ti shtohet diabolizmi i Ramës për rritjen e tyre me synimin e ‘mbylljes së demokracisë’…

5. Nga ‘shifrat zyrtare’ (ndonëse me shumë gjasa të pasakta) rezulton se nga data 17.01.2021 kur është arritur minimumi i infektimeve mesatare mujore me vlerë 15686, sasia e infektimeve mesatare mujore është rritur gjatë 11 ditëve për të arritur në datën 28.01.2021 vlerën 18308. Duke shënuar kështu një rritje me rreth 17 %. Ose mbi 2600 infektime mujore më shumë apo rreth 88 infektime ditore më shumë.

6. Ky është një alarm për i) qytetarët, sepse jeta e tyre në rrethanat e shërbimit mjekësor të dështuar shqiptar është e rrezikuar në ekstrem; ii) për spitalet e mjekët që mund të përballen me një situatë ‘përmbytjeje’ të kapaciteteve të shërbimit mjekësor dhe iii) mbi të gjithë me një vendim diabolik të Ramës për të ‘mbyllur demokracinë’ me synimin për të penguar fushatën e opozitës nga frika e humbjes…

7. Jeta e qytetarëve dhe demokracia janë në rrezik. Qytetarët duhet të ndërgjegjësohen e të veprojnë shpejt. Duket se s’ka më hapësirë për ‘akuza’ shtesë ndaj kësaj qeverisje që e ka mbushur kupën apo opinione për sjelljen e opozitës. Duhet vepruar fort e shpejt e të koordinuar në një bashkim të madh e efikas qytetar, që nesër askush të mos ndjehet keq nga shprehja e Curcillit se ‘… çdo popull meriton qeverinë e tij…’, bazuar në faktin se ‘termi demokraci vjen nga greqishtja e vjetër që do të thotë qeverisje e popullit…’

Të Lidhura

Teatri i farsës dhe propaganda e Ramës- Shqipëria mes ironisë së Orwell-it dhe realitetit të trishtë
Opinione

Teatri i farsës dhe propaganda e Ramës- Shqipëria mes ironisë së Orwell-it dhe realitetit të trishtë

21 Korrik, 2025
Artisti dhe Politikani/ Azgan Haklaj, demokrat me FRYMË. Qendrimet anti-Berishë, nuk e çojnë kurrë në kryqëzatë
Opinione

Artisti dhe Politikani/ Azgan Haklaj, demokrat me FRYMË. Qendrimet anti-Berishë, nuk e çojnë kurrë në kryqëzatë

19 Korrik, 2025
“Operacioni i Dorëheqjeve” – Iluzioni i Reformës dhe Përpjekja e Ramës për të Mbuluar Farsën e 11 Majit
Opinione

“Operacioni i Dorëheqjeve” – Iluzioni i Reformës dhe Përpjekja e Ramës për të Mbuluar Farsën e 11 Majit

19 Korrik, 2025
Denada Isa: Arjan Hamiti, zëri dhe fuqia që rikthen çështjen çame në busullën e ndërgjegjes kombëtare
Opinione

Denada Isa: Arjan Hamiti, zëri dhe fuqia që rikthen çështjen çame në busullën e ndërgjegjes kombëtare

18 Korrik, 2025
Nga Klodian Cara: E vërteta që del ngadalë për Adriatik Lapajn dhe “Shqipëria Bëhet”
Opinione

Nga Klodian Cara: E vërteta që del ngadalë për Adriatik Lapajn dhe “Shqipëria Bëhet”

18 Korrik, 2025
Kërkesa në rritje për veshje të personalizuara: Tendenca, sfida dhe mundësi të reja në modë
Opinione

Kërkesa në rritje për veshje të personalizuara: Tendenca, sfida dhe mundësi të reja në modë

15 Korrik, 2025

TË FUNDIT

“Je e ftuar kot, u pendova…”/ Ronaldo përzë Krisën nga emisioni: Turp që të ftova
Show Biz

“Je e ftuar kot, u pendova…”/ Ronaldo përzë Krisën nga emisioni: Turp që të ftova

22 Korrik, 2025

Temperaturat kapin 40°C, njihuni me parashikimin e MOTIT për sot
Aktualitet

Temperaturat kapin 40°C, njihuni me parashikimin e MOTIT për sot

22 Korrik, 2025

Hapet gara për nënkryetarët e rinj të bashkisë së Tiranës, zbulohet POSTI i ri që Rama i ka besuar Ristanit
Aktualitet

Hapet gara për nënkryetarët e rinj të bashkisë së Tiranës, zbulohet POSTI i ri që Rama i ka besuar Ristanit

22 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e martë 22 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e martë 22 Korrik 2025

22 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com