Paraditja e kësaj të premteje, 29 janar, do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të pakta, të cilat do krijojnë mundësi për reshje të pakta në veri.
Por në orët vijuese vranësirat do të shtohen, duke bërë që shirat me intensitet mesatar të përfshijnë ultësiren perëndimore. Ndërsa me reshje dëbore do të jenë zonat.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 11°C.
Era do fryjë mesatare ne toke dhe e forte ne det me shpejtesi 55 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 5 ballë.
E njëjta situatë edhe të shtunën. Vendi ynë gjatë orëve të paradites do jetë me vranësira të shumta, të cilat do të sjellin shira në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në zonat malore do të ketë reshje të pakta dëbore.
Por në vijim pritet të ketë përmirësim të motit në Shqipëri.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten ndieshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 13°C.
Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në det dallgëzim 4-5 ballë.