InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Të ndryshme

POETJA PRENDA SEJDIA, KËNDON NË ZËRIN E VET

23 Janar, 2021
in Të ndryshme
A A
POETJA PRENDA SEJDIA, KËNDON NË ZËRIN E VET

Nga Agron PREBIBAJ

Unë e kam ndjekur me vemendje tashmë poetën magjepëse, e cila vjen nga Bugjoni i Pukës dardane, e rritur në Tropojë e me banim në Lezhë, ky trekëndeshi i frymëzimit të zonjës e cila sjell me plot zell e dashuri njerëzore krijimtarinë e saj.

Ajo është Prenda Sejdia, poetesha e cila e ka krijuar profilin e vet dhe vargu i saj ritmon e përcjell kumte njerëzore. Tipari kryesor i stilit të saj është lirshmëria e të shprehurit, larg tabuve dhe vetfrenimeve dhe ndjeshmëria që përcjell botën e kristaltë femërore.

Deri tani poetja numëron mbi dhjetë libra poetikë të botuar, duke dëshmuar se poezia tek ajo nuk është rastësi, por vijimësi e natyrshme e një shqetësimi të përhershëm për të artikuluar me zërin e saj çaste në përditshmëri dhe histori, në tradita, etnokulturë, për t’i sjellë bukur e kthjellët imazhet të cilat poetja i thur dhe i qëndis si ato lëndinat e bjeshkëve nga lulet pranverore të Bugjonit të Pukës apo të Tropojës, e Lezhën e beslidhjes.

Gjendesh gjithnjë në ngrohtësinë e stinës,
Gjendesh brenda atij qarku të kristaltë.
Qyteti e stinët më rrëmbejnë çdo çast,
Aty ëndrrat të gjitha jetojnë.*

Vargje të bukura, të çiltra dhe plot sinqeritet që tregojnë se poetja është e lidhur ngushtë me jetën dhe jo vetëm kaq, por verbi i saj merr frymë e plazmohet prej bukurive të jetës, të fshatit, qytetit dhe të stinëve, të cilat,- por bukuria e tyre arrin të shkrijë kufijtë në poezinë e peteshës Sejdia.

Poezia e saj të emocionon, sepse buron natyrshëm nga frymëzimet e poetes, ajo nuk është e shtirë, nuk ka pozë, as nuk vjen e menduar, përkundrazi, poezia e zj.Sejdia buron dhe vargu i saj e cila gjen shprehjen adekuate përmes thjeshtësisë së fjalës, por njëherësh fiton edhe thellësinë e nëntekstit dhe vërtetësinë e mesazhit, larg stisjeve apo kërkimeve për modë.

Nisur nga kjo, e them me bindje se Prenda Sejdia është poetesha e vërtetë këmbëngulëse dhe plot pathos, ndërsa në vargjet e saj ndjejmë flladin e ditëve me plot ndjesi, kënaqësinë që jep bukuria e jetës me harmoninë e dashurisë, por edhe jehonën e bjeshkës dhe nderimin për kullat e larta në malësi, teksa këndon:”Kullat e moçme seç ma shtojnë frymëzimin”, Ngjan se ndjenjat që zgjohen brenda saj, shpërthejnë fuqishëm për këtë shkak të jetuarit përditë me poezinë, në dashurinë për njeriun dhe për çdo gjë të bukur që e rrethon atë ose që e mbart ai vetiu.

Zbulim i së bukurës në përditshmëri, adhurimi për çdo gjë të shkuar që mbart jehonën e vlerave me të mira, krenaria për malësinë e për madhështinë e traditave janë disa tipare tematike të poezisë së saj që gdhenden përmes vargut të spikatur dhe që të mbetet në mendje, larg të dukurit dhe imponimit fals.

Në poezinë e saj ndjenja gurgullon heshturazi, pa emfazë, si ato mbrëmjet verore buzë detit, ajo është e pranishme dhe e çiltër, mbart intonacionet e buta të zërit femëror dhe mbjell shpresë dhe bindje se jeta nuk mund të thahet nga llogaritë e ftohta meskine, të cilave poetja u kundërvihet. Këtë ndjenjë poetesha e shpreh duke e infiltruar përmes një mendimi të kulturuar dhe në këtë aspekt poezia e Prenda Sejdisë fiton mendim, përmasë filozofike, kur ajo i shpalos qëndrimet e veta poetike krejt natyrshëm dhe besueshëm.

Vargu i Prendës është herë i lirë e here i organizuar, por më së shumti i lirë, ku ritmi dhe tempi i vijnë e përshkallëzohen vrullshëm, herë me fuqinë e flladit të lehtë e herë me atë të stuhisë. Ky varg afron modernitet të shprehuri, pasuri figurash artistike, por njëkohësisht vjen përtej limiteve të vakëta, ndërsa konkretizohet duke shpalosur pamje të mrekullueshme poetike.

Prenda Sejdia, me mbi dhjetë librat e saj poetikë, tashmë e ka krijuar portretin e vet si poete serioze, me pretendime, duke e rritur nivelin e të shprehurit poetik nga libri në libër, duke pasuruar këndvështrimet dhe duke zgjeruar larminë tematike.

Ajo vjen si poeteshë që imponohet natyrshëm dhe këndon me zërin e vet i cili ngjall emocion dhe të shtie në mendime. Poetja e cila po afron monografi e studime për hapsirën mbarëShqitare do jetë risia e femërës e cila ushqen më mirë se askush ndjenjën kombëtare.

Të Lidhura

A duhet ngrënë bananja në mëngjes?
Të ndryshme

A duhet ngrënë bananja në mëngjes?

5 Nëntor, 2025
RENDITJA e 10 qyteteve më të lumtura në Europë
Të ndryshme

RENDITJA e 10 qyteteve më të lumtura në Europë

23 Tetor, 2025
Shqiptarët “nuk i ndahen” kafesë – Vendosin rekord të ri
Të ndryshme

Shqiptarët “nuk i ndahen” kafesë – Vendosin rekord të ri

21 Tetor, 2025
Vitamina që duhet të konsumoni për të eliminuar yndyrën e akumuluar
Të ndryshme

Vitamina që duhet të konsumoni për të eliminuar yndyrën e akumuluar

18 Tetor, 2025
Zbuloni ushqimet më të mira kundër simptomave të reumatizmit
Të ndryshme

Zbuloni ushqimet më të mira kundër simptomave të reumatizmit

17 Tetor, 2025
Frutat që ulin tensionin e gjakut dhe kolesterolin!
Të ndryshme

Frutat që ulin tensionin e gjakut dhe kolesterolin!

12 Tetor, 2025

TË FUNDIT

Dalin BISEDAT mes Belinda Ballukut dhe Ergys Berberit: Skualifikoi të gjithë nga gara…, s’ma ndjen shumë për asnjë dhe …!
Aktualitet

Dalin BISEDAT mes Belinda Ballukut dhe Ergys Berberit: Skualifikoi të gjithë nga gara…, s’ma ndjen shumë për asnjë dhe …!

5 Nëntor, 2025

Nertila Haxhia,zeri i Shqiperise qe elektrizoi ‘Sanremo Senior 2025’!
Kulturë

Nertila Haxhia,zeri i Shqiperise qe elektrizoi ‘Sanremo Senior 2025’!

5 Nëntor, 2025

Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori
Bota

Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori

5 Nëntor, 2025

Luana Vjollca shfaqet para fansave, “spikat” gjo*ksi i saj bombastik
Show Biz

Luana Vjollca shfaqet para fansave, “spikat” gjo*ksi i saj bombastik

5 Nëntor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com