InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kryemadhi me votuesit për herë të parë në Fier: Projekti ynë ‘Mëso e Fito’, më shumë mundësi për të rinjtë në gjithë Shqipërinë

19 Janar, 2021
in Aktualitet, InfoPress, Politikë
A A
Kryemadhi me votuesit për herë të parë në Fier: Projekti ynë ‘Mëso e Fito’, më shumë mundësi për të rinjtë në gjithë Shqipërinë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, zhvilloi këtë mbrëmje një takimin me votues për herë të parë në Fier, ku mes të tjerash foli dhe për problematikat kryesore të shoqërisë, por edhe për programin që ofron partia e saj.

Mes të tjerash, Kryemadhi theksoi se LSI ka pjesë të programit të saj edhe krijimin e hapësirave për të rinjtë dhe për të rejat, jo thjesht në kuadrin politik, por në kuadrin edhe shoqëror, kulturor, por edhe arsimor.

Pjesë nga fjala e Kryemadhit:

Sot në kuadrin e dixhitalizimit të çdo gjëje, sot janë bërë të rinjtë edhe asocialë. Ne nuk mund ta kthejmë jetën tonë në çdo gjë dixhitale dhe virtuale. Komunikimi njerëzor na bën më socialë, më jetësorë. Ashtu sikurse nuk mund të rritet fëmija me dashurinë e prindit në kontakt virtual. Dhe mendoj që ne duhet të socializojmë rininë e Fierit, sidomos gjimnazistët. Dhe socializimi i tyre nuk vjen thjesht duke u përfshirë në projekte politike, socializimi vjen duke u përfshirë në vendimmarrje, gjë që është shumë më e rëndësishme. Dhe ajo që mendoj, që ne e kemi pjesë të programit, krijimi i hapësirave për të rinjtë dhe për të rejat, jo thjesht në kuadrin politik, por në kuadrin edhe shoqëror, kulturor, por edhe arsimor.

Bashkë me Kejdin kemi folur dhe kemi një eksperiencë shumë të mirë me të rinjtë e Fierit. Kristiani sot është pedagog në universitet dhe kjo nuk ka ardhur si rezultat i suportit politik, përkundrazi ka ardhur si rezultat i angazhimit të tij, jo vetëm në aspektin akademik, por edhe në aspektin e përfshirjes në jetën studentore, gjë e cila e bën që të njohë problematikat jo vetëm të universitetit, por edhe metodologjinë që ka të bëjë me pedagogjinë dhe mësimdhënien. Ashtu sikurse ka shumë pedagogë të tjerë në universitet. Prandaj them që mundësitë e përfshirjes së të rinjve të Fierit janë shumë të mëdha, jo vetëm në aspektin akademik, por edhe në përfshirjen në shkencë, bujqësi, blegtori e shumë fusha të tjera. Ne kemi shumë njerëz që janë angazhuar në LSI, që kanë punuar fort për programin e bujqësisë në LSI, apo në aspekte të tjera që kanë të bëjnë me arsimin, punësimin e të rinjve, projektin “Mëso dhe fito” që ka ardhur si rezultat i një grupi mësuesish apo edhe vetë të rinjve.

Mendoj që është një gjë shumë e mirë dhe puna që ne jemi fokusuar jashtëzakonisht shumë tek votuesit për herë të parë, sepse votuesi për herë të parë është sot targeti kryesor për t’u larguar nga Shqipëria. Po të pyesësh sot të gjithë maturantët kudo që janë, çfarë do të thonë? Duan të ikin nga Shqipëria. Nuk kanë asnjë mundësi. Dje isha në Bradashesh, dhe një profesor më tha: Na thonë nxënësit që ne po mësojmë, por problemi është që çfarë do bëhemi ne kur të rritemi. Kështu që nuk është problemi çfarë do bëheni ju, problemi është cili është kontributi ynë në familje, në shoqëri, në ndërtimin e shtetit, në strukturimin she forcimin e shtetit dhe në krijimin e hapësirave për të pasur një punë të mirë dhe të mirëpaguar.

Të Lidhura

Mblidhet sot Kuvendi, PD depoziton listën e anëtarëve të komisioneve
Aktualitet

Mblidhet sot Kuvendi, PD depoziton listën e anëtarëve të komisioneve

24 Shtator, 2025
Kthjellime dhe ngrohtë, sa pritet të shkojnë temperaturat sot
Aktualitet

Kthjellime dhe ngrohtë, sa pritet të shkojnë temperaturat sot

24 Shtator, 2025
Shkarkohet zyrtarisht Erion Veliaj! Çfarë ndodhi në Mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës
Aktualitet

Shkarkohet zyrtarisht Erion Veliaj! Çfarë ndodhi në Mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës

23 Shtator, 2025
Eduart Ndocaj feston 50 vitet/ Një natë madhështore në Milano
Aktualitet

Eduart Ndocaj feston 50 vitet/ Një natë madhështore në Milano

23 Shtator, 2025
Shkarkimi i Veliajt/ Nis mbledhja në Këshillin Bashkiak, TENSION dhe AKUZA mes maxhorancës dhe opozitës
Aktualitet

Shkarkimi i Veliajt/ Nis mbledhja në Këshillin Bashkiak, TENSION dhe AKUZA mes maxhorancës dhe opozitës

23 Shtator, 2025
Si parashikohet moti për këtë të martë
Aktualitet

Si parashikohet moti për këtë të martë

23 Shtator, 2025

TË FUNDIT

Mblidhet sot Kuvendi, PD depoziton listën e anëtarëve të komisioneve
Aktualitet

Mblidhet sot Kuvendi, PD depoziton listën e anëtarëve të komisioneve

24 Shtator, 2025

Kthjellime dhe ngrohtë, sa pritet të shkojnë temperaturat sot
Aktualitet

Kthjellime dhe ngrohtë, sa pritet të shkojnë temperaturat sot

24 Shtator, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 24 Shtator 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 24 Shtator 2025

24 Shtator, 2025

Shkarkohet zyrtarisht Erion Veliaj! Çfarë ndodhi në Mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës
Aktualitet

Shkarkohet zyrtarisht Erion Veliaj! Çfarë ndodhi në Mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës

23 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com