Partia Demoratike po vijon me caktimin e drejtuesve në qarqe ndërkohë që kanë mbetur më pak se tre muaj nga zgjedhjet e 25 prillit.
Sot PD ka zyrtarizuar ish-kryebashkiakun e Kamzës Xhelal Mziu si drejtues politik në qarkun e Dibrës.
Xhelal Mziu ka qenë një nga kryebashkiakët e suksesshëm të PD duke u konsideruar një nga administratorët simbol të mirëqeverisjes lokale.
Deri tani Lulzim Basha ka zyrtarizuar disa nga drejtuesit politikë në qarqe, nga Shkodra ku do të jetë Helidon Bushati, Gazmend Bardhi në Elbasan, Enkelejd Alibeaj në Fier, Bujar Leskaj në Vlorë, Edi Paloka në Durrës dhe Mark Marku në Lezhë.