Video ku prifti i Kishës Ortodokse i Lezhës, Koço Kapedani dhunohet nga një punëtor ndërtimi ka qarkulluar në të gjitha mediat në vend.
Arsyet e sherrit mes tyre që devijoi deri në dhunë nuk u bënë të ditura mirëpo prifti ka zbuluar se ngjarja nisi për punimet që po bëhen pranë banesës së tij e se shqetësimi i tij i vetëm ishte banesa, se mos prekej nga punimet që kishin nisur me themel.
Ndër të tjera Kapedani shprehet se gjatë bisedës me punëtorin, ky i fundit mori shkopin dhe nisi ta qëllonte. Ishin policët ata që kërkuan që ngjarja të përfundonte me falje dhe kështu bëri prifti, thuhet në dëshminë e këtij të fundit.
“Një punëtor po punonte afër banesës sitime, po punonin betonin me themel i thashë kujdes se prishni shtëpinë time. Punëtori po punonte me eskavator.Ai më mori shkopin dhe më qëlloi. Policët më thonin falë, unë e fala.”- u shpreh prifit.
Sherri mes priftit dhe punëonjësit të ndërtimit u bë publik nga kryetari i FRPD-së në Lezhë Albert Loçi.