Nga Agron Prebibaj
Kënaqësi dhe emocion sot në Kodër Kamez
“UNË-ISA, E PAP ZELA-ISMAILI”!
Si sot 108 vite më parë Isa Boletini u nis nga Mitrovica me flamurin e Gjergj Kastriotit për t’u takuar me Ismailin e burrat e kombit në Vlorë për përcaktimin e lirisë e pavarsisë së Shqiprisë.
Vërtetë krenari për secilin komb të botës lashtësia historike e kultura, por dita më e shënjtë ngelet mëvetësia apo pavarsia si krijesa e pagëzuar nga Zoti për individin e vetiu për secilin komb i cili ka gjuhë e kulturë veçmas, e për më teper kur ajo është për identitet kombëtar i vjetër mijra vjeçar.

Nuk do merrem aspak me historinë tonë kombëtare të mbushur më shumë me dhimbje sesa me gëzime, por se krenaria vjen e rritet për kombin më të kaherëshem(të lashë Europian), kombi i cili pasuroi historinë Europiane, i sherbeu gjithjë ndër shekuj qytetrimit e liriDashurisë, kombi më paqedashës e asnjëherë mësymës, por historikisht e padrejtësisht kombi më i kërcenuar për t’u ç’bërë nga fuqitë e kancelaritë anti-shqiptare.
Por gjithsesi vëllezërit shqiptarë Gegë e Toskë të krishterë e myslimanë mbetën sëbashku e të pandarë, mbajtën gjuhen, traditat, doket e zakonet shqiptare, pa u shembur përballë tjetërsimit të origjinës e identitetit tonë shqiptar.

Unë sot kujtova me emocion, ditën e nisjes së Isës nga Kosovë-Trimja, e kujtova në Kodër Kamez më shqiptarë si vëllezër nga toska e gega, por se shumë të dashuruar si vëllezër në prag festën e pavarsisë.
Përsonazhi që më mundësoi gëzimin tim për disa momente ishte kryeplaku i zonës Hasan Askurti, i cili më dhuroj famurin e identitetit tim kombëtar, i cili më erdhi si suprizë e më ngjalli shumë ndjenjë, duke qortuar vetën në këtë “divorc harrese” me simbolin kombëtar.
Ndersa miku im Përparim Zela si gjithnjë po më ngacmonte; se ti e paske harruar edhe dashurinë për flamurin, por të bëmë edhe njëhërë t’a kujtosh.

Vërtetë u kënaqem më flamurin tonë të dashur, të gjithë e përkdhelem e puthem të bindur se është flamuri më i mirë i botës.
Ja futem edhe shaka të embëla shqiptare të jugut e veriut, momente që flamuri na tërhoqi vëmendjen nga punët e tjera.
Aty plasi shakaja me të gjithë miqtë, aty ishte doktori Defrim Qose i cili me fjalët e tij më përkdheli si mjek, aty ishte edhe Esat Hoti, Zija Gjoni, Ylli Cani, Eduart Zero të cilët më ngacmonin me pyetje për flamurin, a thua sikur unë ta kisha qëndisur vetë atë.

Sot imagjinova vetën si pishtar i flamurit së bashku me Pap Zelën, Hasan Askurti e miqtë të cilit jemi rinisur për ringritjen e fortë të Flamurit kudo në trojet shqiptare.
Zoti i bekoftë shqiptarërt!











