InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

KRYQËZATA KOMUNISTE NË MALËSINË E GJAKOVËS

10 Nëntor, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
KRYQËZATA KOMUNISTE NË MALËSINË E GJAKOVËS


Familja Gjoçaj në Kolgecaj shënjestra e kryqëzatës.

Nga: Agron Prebibaj

Pas mbarimit të luftës së dytë botërore, Shqipria u rreshtua në krahun e lindjes në bllokun komunist, i cili tashmë do të prodhonte ciklin më të t’merrëshem e me dhimbje, për të filluar kalvari i vuajtjeve të shqiptarit nga shqiptari e mbushur me frymë djallëzore.

Menjëherë pas vitit 1944 makineria e propogandës komuniste e cila do të synonte kapjen apsolute të pushtetit nëpërmjet shtypjes e dhunës psikologjike, fizike e deri eleminimin fizik të kujtdo që do rezistonte ndaj doktrinës kriminale komuniste.

Lufta ndër shqiptarë nga njëra anë me udhëhqjen bolshevike do të sfidonte mendimtarët, intelektualët, klerin, të pasurit e familjet e rracës së mirë shqiptare, kjo luftë e pamëshirëshme me internime, burgime e deri pushkatime, me qellim mbajtjen nën kontroll të plotë e të padiskutuar të pushtetit komunist.

Por në shenjester tashmë do vinin edhe krahinat me disidente e qëndrestare, kjo kryesisht ne veriun e Shqiprisë si Mirditë, Shkoder, Tropojë, Diber, Kukës etj, por e shtrirë kudo në zona të ndryshme, aty ku hasej më shumë rezistencë.

Me patjetër se Malsia e Gjakoves(Tropoja) si truall dardan e shumë kryelarte më historinë e pasur shekullore në gjitha etapat e historisë kombëtare, si dhe vitaliteti e qendresa, me patjter se do ishte shënjestër e kryqezatës komuniste për ti ulur krenarinë, e për ti nënshtruar para diktaturës që po instalohej.

Tropoja dardane asnjëherë e nënshtruar ndaj asnje pushtuesi, pas 1944-ës do shembej me patjeter për t’u vëndosur nën sundim të plotë me çdo kosto njerëzore e pa kurrëfarë mëshire, pasi një popull i tillë e vital, asnjëherë i shembur, me patjeter se do hapte telashe për sistemin komunist.

Dhuna e terrorri, pushtuesi tashmë shqiptar, kaperdirja e mendimtarëve, familjeve fisnike e me pasuri e ndërseu bishën komuniste ndaj secilës rezistencë e secilit individ elitarë të Tropojës për të hapur etapën e re të kalvarit të vuajtjeve e për t’u shënuar në altarin e vuajtjeve e përsekucionit.

Po sjell një rast të Kryqëzatës komuniste në Kolgecaj(sot Bajram Curri) e cila vrapoi me genocid ndaj familjes së madhe, fisnike e nacionaliste Gjoçaj, ku përveçse u konfiskoi pasurinë, nuk hezitoj t’i mbushte kampet e internimit e burgjet me burrat, femijët e gratë e kësaj familje, një akt kriminal dhe antinjerëzor i njeriut të vet-veshur me pushtet kundër njerut e familjes së shëndoshë dardane shqiptare, e cila gjenetikisht ishte me shikim nga përendimi.

Ky akt makabre e t’merri ndaj familjes Gjoçaj, ishte tregesa e propogandes komuniste për secilën familje Tropojane që ngrente kokën, do të kenë të njëjtin fat.

Për të shkëputur momente esenciale për familjen Gjoçaj, unë përzgjedhur pinjollen e kësaj familje zj.Vera Gjoçaj, e cila me plot dhimbje më rrefeu disa momente, e cila vijon:

Ne ishim një familje e madhe Gjoçaj’t në Kolgecaj me shtëpi e pasuri të madhe e cila njihej dhe respektohej si derë bujare dhe patriotike.

Eshtë njëra ndër familjet më të persekutuara te rrethit të Tropojës që nga viti 1944 e deri me ardhjen e demokracise ne Shqiperi.

Si fillim familja jonë u sulmua egërsisht si miq të nacionalistit dhe antikomunistit Tahir Hoxha, ku gruaja e tij legjendarja Aishe Kokrrizi ishte moter e vellezerve Kokrrizi te Gjoçajve. Ashtu si i shoqi Aishja qëndroi e fshehur maleve deri sa e arrestuan ne vitin 1946-të bashkë me dy vellezerit Alin dhe Bajramin, të derguan ne Kukës, ku Bajramin e denuan me 12 vite burg, ndërsa e motra 10 vjet, e cila beri 5 vite burg e pastaj u dergua në kampet më famëkeqe te internimit si Porto Palermo,Tepelene, Lushnje etj, pa gëzuar për afro 50 vite lirine deri në vitin 90.

Ndersa zj.Gjoçaj vazhdon;- Se nuk mbarojnë këtu vuajtjet e familjes Gjocaj, pasi tani sigurimi i shtetit do vërsulej mbi Isa Nuredin Gjocaj djalin 19 vjeçar, ku i kërkuan me kembëngulje që ta rekrutonin e ta kthenin në karrem për të kapur Tahir Hoxhën, madje i vunë edhe kusht, tre muaj për pergjigjen.

Kështu Isaja bashkë me familjen e tij prej 8 anëtarësh u nis të arratisej, por u kap në pabesi ne Brijat e Gjarperit mbi Klycyre sëbashku me Isanë 19 vjeç, bashkëshorten Zaden 18 vjeçe, Sabrien motren 16 vjeçe, vëllain Shaqirin 17vjeç,të cilët i arrestun dhe i lidhen me pranga në burgun e Bajram Currit. Aty, torturat kanë qënë nga më ç’njerëzoret, por qëndresa ka qënë e hekurt dhe e jashtëzakonshme. Pas kësaj erdhën denimet; Isaja në fillim me vdekje, pastaj me 25 vjet burg, bashkëshortja Zadja me të cilën kishte vetem 8 muaj martese u denua 13 vjet, Shaqiri me 10 vjet, ndersa Sabria 8 vite burg. Pra drama mbi familjen Gjocaj vazhdonte, nëna e Isait,- Rrushe Isuf Gjoçaj bashkë me djalin 11 vjeçar Ademin e dy vajzat Hatixhen 9 vjeçe dhe Hasiben 7 vjeçe i derguan ne kampin e kobëshem të Tepelenës. Ne keto kohë sigurimi I shtetit arrestoi dhe xhaxhanë e Isait Ali Kokrriz Gjoçaj me akuza bajate ku e derguan ne Shkoder para gjykates ushtarake dhe e denuan me 10 vite burg. Shtepia e tyre(e jona) e shpallur kulakë qysh herët, tani perjetoi kohet më të zeza në gjithë historinë e ketij fisi legjendar. Çdo gjë u sekuestrua, disa ambjnete u kthyen ne stalla derrash, u prishen pemët e filluan të mbijnë shtogje e hithra ne mungesë te banimit njerezor.

Isa Gjocaj me shumë talent në pikture dhe letërsi nuk pushoi kurre duke vizatuar sidomos karrikatura dhe duke shkruar letra për presidentët Amerikanë, OKB-në dhe për shtete përendimore. Shkruante dhe i fshihte në muret e shtepisë e rrënjet e pemeve.Tek Ai u ringjall kujtimi i parë, liria, rruga e lirise. E bashkë me Zaden bashkeshorten e tij besnike së bashku me këto materiale të rralla ne çanten e tyre u nisen në tetor të vitit 1988 në të tëtpjetën e Shkelzenit ku pas disa orësh të mundimëshme dhe vuajtjeve mbërriten në vëndin e demokracisë atë të ënderrave të tyre 40 vjeçare në SHBA. Aty Isai do rigjallërohej e do fillonte veprimtarinë në ketë diasporë të zjarrtë. Në rrugët e Njw Jorgut hapte çdo ditë ekspozitat te diçituara me vizatime e karrikatura nga t’merret e komunzimit ne Shqiperi.Në ekspozenë e tij binte në sy varja e Havzi Nelës si dhe portreti i djaloshit nga Burreli Mustafa Bajraktarit.

Pra Isa Gjoçaj ishte shqiponjë dhe ashtu si ky shpënd kur i vjen fundi kthehet e mbyll sytë në çerdhen e vet, për t’u kthye shqiptari si artisit dhe antikomunisti i madh te shtepia e tij në dheun e të pareve të vet ku mbylli stytë përgjithmonë me 22.11.95, i cili u përcoll me nderime të mëdha.

Ky ishte një rrëfimi i zj.Vera Gjoçaj, i shkurtër, emocional, njerëzor, por që mbetet shumë për shkruar e folur për familjen e kryqëzuar e qënderstare.

Të Lidhura

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?
Opinione

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?

22 Tetor, 2025
Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.
Opinione

Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.

8 Tetor, 2025
Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve
Opinione

Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve

7 Tetor, 2025
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me këtë botë? Çfarë po ndodh me burrat tanë?!
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me këtë botë? Çfarë po ndodh me burrat tanë?!

6 Tetor, 2025
Djalli, që fshihet pas detajit të “kandidaturave të opozitës”
Opinione

Djalli, që fshihet pas detajit të “kandidaturave të opozitës”

2 Tetor, 2025
Një dedikim për ty, babi!
Opinione

Një dedikim për ty, babi!

13 Shtator, 2025

TË FUNDIT

‘Jam një virgjëreshë që…’! Eranda Libohova rrëfen pse nuk është martuar
Show Biz

‘Jam një virgjëreshë që…’! Eranda Libohova rrëfen pse nuk është martuar

25 Tetor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 25 Tetor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 25 Tetor 2025

25 Tetor, 2025

Shenjat që tregojnë se marrëdhënia është drejt fundit
Lifestyle

Shenjat që tregojnë se marrëdhënia është drejt fundit

24 Tetor, 2025

RENDITJA e 10 qyteteve më të lumtura në Europë
Të ndryshme

RENDITJA e 10 qyteteve më të lumtura në Europë

23 Tetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com