Nga Agron PREBIBAJ
Betejat unike për liri e bashkim, për mbrojtjen e trojeve e të besimit fetar në Malsinë e Gjakovës e atë të Dukagjinit me patjeter se duheshin burra mendimtarë, prinjës, strategë luftëtarë, për të jetuar gjithmonë të gjallë në panteonin e historisë. Lisi i shuar Fetë Sadiku i cili qëndron në panteonin e historisë e nis veprimtarinë e tij aktive në vitin 1920 e cila do përmbyllet në vitin 1946.
Emri i Fetë Sadikut përmendet në dokumenta e arkiva në vijimësi, fillimisht si pjesë e parisë e më vonë me përgjegjësi administrative, por edhe si zotues i mbështetjes së institucioneve të shtetit.
Në vitin 1923 paria e Nikaj-Merturit me “fjalën e nderit e besën e zakonshme” do të garantonte mbështetjen e institucionit të shtetit dhe respektimin e ligjit, ku Fetë Sadiku në këtë dokument marrëveshje e bashkëpunimi me shtetin, nënshkruan si Vojvodë, ky dokument firmoset nga Tunxh Myftari(bajraktari i Merturit), Deli Sokoli-bajraktari i Nikajve, Myftar Alia-vojvodë, Kol Ndou, Shytan Brahimi, Sadik Kacolit, Ukë Çunit, Met Sokolit, Sadik Prelës, e Vuksan Marashit (proçesverbali i Ministrisë së Punëve të Brendshme; 23 korrikl;
Pra në këtë dokument marrëveshje e bashkëpunimi e kërkuar nga Qeveria shqiptare mendimtari Fetë Sadiku e rroku fort shtrirjen e autoritetit të shtetit me qëllim për të krijuar stabilitetin politik kudo, kjo një shërbesë që erdhi edhe nga familjet tradicionale kudo në Shqipëri. Por kjo klimë stabiliteti vjen e zbehet pas konflikteve politike të drejtuara nga Bajram Curri i cili kërkonte më shumë vëmendje ndaj Kosovës e të drejta të tjera, me ndikim mjaft të madh në fisin Nikaj e Malësinë e Gjakovës, në krah të cilit u rreshtue edhe Fetë Sadiku.
Edhe ardhja e Fan Nolit në krye të qëverisë për Nikaj-Mertursit solli masa shtrënguese, një pabarazi ekonomike duke hasur në pagimin e të dhjetës. Kundërshtia për mos pagimin e të dhjetës nis me 20 shtator 1924 nga përfaqësuesit e Brisës të cilët nëpërmjet një letre drejtuar Bajram Currit si edhe takimi i dy përfaqësuesve të cilit i bëjnë me dije premtimin e dhënë për heqjen e të dhjetës(AQSH F.418, D. 8/3. fq 592.
Thellimi i marrdhënieve të Nikaj-Merturit vjen e përkeqësohet me vrasjen e 7 nikaj merturasve në Qafë të Milisë, ky akt kriminal nga uniformat shtetërore solli reagimin më të fortë të parisë së Nikaj-Merturit e cila i dërgoi Tiranës zyrtare një lëtër të fortë proteste. Në këtë letër të prishjes së paqes NikajMertur-Qeveri, Fetë Sadiku nënshkroi “Për Merturë, për Palç (AQSH; F. 132; V.1924 D. 14; fq 2).
Përkeqësimi i situatës për Fetë Sadikun e burra të tjerë mbështetës të Bajram Currit vjen pas ardhjes së Ahmet Zogut në pushtet të cilët detyrohen të largohen përkohësisht nga Shqipëria ndërsa 20 pjesëtarë të familjes i internohen në Berat, ku dhe nga vuajtjet vdesin tre pjesëtarë të kësaj familje. Por qetësimi i situatës politike në Shqipëri vjen pas një amnistie të gjerë, ku përfitues ishte edhe Fetë Sadiku i cili rikthehet në Palç, tashmë më i matur e më aktiv në veprimtarinë e tij administrative e organizative, i cili me 18 nëntor 1929 është njëri nga nënshkruesit e beslidhjes popullsisë së Nënprefekturës së Dukagjinit edhe Malsisë së Gjakovës.
Tashmë duket një Fetë Sadik në rritje, mjaft energjik e vital për të mos u kthye asnjëherë mbrapsht në vendimet e tij nacionaliste, tashmë i rreshtuar në vendimmarrje me bajraktarin e Shalës Kolë Ndou, Bajraktarin e Shoshit Lulash Gjeloshi Bafti Ndou, Pal Nika-përfaqësuesi për Nikajt, ndërsa Murrec Sadria me Fetën për Merturin.
Ndikimi i madh në malësi i Fetë Sadikut, për mirëfunksionimin e komunitetit e rendit atë në listën e zyrës politike të Ministrisë së Brendshme krahas Kol Ndout, Lulash Gjeloshit, Pjetër Mehmetit, Tul Vatës(Theth), Bafti Ndout, Pal Nikës, Tunxh Miftarit, Dod Prelës, Çun Kolës e Murrec Sadrisë (telegram i Ministrisë së Punëve të Brendshme 20 nëntor 1940, dërguar nënprefekturës së Dukagjinit; 49).
Po ashtu në viitn 1937 në kremtimet e 25 vjetorit të Pavarësisë së Nikaj-Mertur zgjidhet në komision i cili drejtohej nga kryetari i komunës Hito Zaçe Golemi me anëtarë P. Silvester Hila, Shaqir Hoti, Fetë Sadiku, Kolë Ndou e Murrec Sadria(vend nr.1 dt 21.07.1937), pra siç shikohet komisioni përfshin pak nikajmerturas. Janë faktet e dokumentuara dhe plot gojëdhëna të cilat e shndërrojnë Fetë Sadikun në një uragan lirie, veprimtarë i mirëorientuar, bashkëpunues me krahinat për rrëth i udhëhequr me kushtin themelor të besës e besnikërisë për secilin koleg.
Në vitin 1944 Fetë Sadiku me burra të tjerë rreshtohen në frontin antikomunist, të vendosur kundër ideologjisë komuniste qëndrim i cili qartësohet në letrën e dërguar me 2 mars 1944 në Nikaj, në të cilën kërkohej bashkim dhe armatim. Ndërkohë që autoritetet e Tiranës japin urdhër të prerë për mësymjen e Nikaj-Merturit për të likujduar përfundimisht qëndresën antikomuniste, një betejë kjo mes shqiptarësh.
Për të thyer qëndresën e Nikaj-Merturit u përzgjodhën brigada partizane, bateria e atilierisë, prapavija dhe grupet e zbulimit, betëjë kjo që nisën në Qafën e Kolçit ku padyshim se Fetë Sadiku ishte në vijën e parë.
Patjetër si kudo në Shqipëri rezistenca antikomuniste do thyhej për t’a përfshirë raprezalja brutale, vrasje pa gjygj, tortura e djegie shtëpish të cilat tashmë u shoqëruan me operacione të njëpasnjëshme deri në ekzekutimin e drejtuesve kryesor ku në krye të listës së zezë qëndron Fetë Sadiku.Operacioni tjetër në fshehtësi të plotë u organizua natën e Shën Mhillit me 28 shtator 1946, ku korrierët të shoqëruar me ushtarë në errësirë përhapën lajmin kush është burrë nga mosha 14-80 vjeç në mjes (me dy sahat ditë) duhet të jenë në oborrin e postës së policisë Lekbibaj për mbledhje.
Por e ashtëquajtura mbledhje u shty për të nesermën ditën e Shën Mhillit me 29 shtator pasi mungonin disa persona që ishin në shënjestër, “vërtetë një ditë ankthi, frike e terrori për të gjithë krahinën” citon Dodë Progni për këtë ngjarje.Pa ju futur thellë kësaj hakmarrje kriminale në prezencën e 2000 burrave u pushkatue Ukë Çuni i Tetajve e Fetë Sadiku, një perëndim i përjetshëm i diellit jo i ardhur nga Zoti por nga dora e hakmarrjes primitive e shqiptarit ndaj shqiptarit, ndërsa i vëllai Adem Sadiku dënohet me burgim.Jo rastësisht Fetë Sadiku u shndërrua në veprimtar e organizator, uragan lirie e bashkimi.
Ai ishte mbushur me frymëzimin e të atit Sadik Gjergji një strateg fitimtar në luftrat e 1910-ës dhe 1912-ës. Për pasuesit e Fetë Sadikut do të fillonte tashmë kalvari i vuajtjeve e mbikqyrjes së plotë, pra secili pjesëtar i familjes do të mbahej nën vëzhgimin e plotë, duke ju hequr disa të drejta si shkollimi e për të mos u dhënë besim për asgjë.
Po veçoj vetëm një pinjoll të Fetë Sadikut nipin Gjin Gjoli i cili i kapërceu me kujdes mbikqyrësit për tu shndrërruar më vonë në komisar policie, i mirëshkolluar, shumë i dashur dhe i respektuar nga njerëzit tashmë i zgjedhur edhe n/kryetar i shoqatës atdhetare Nikaj-Mertur.Pas viteve 1990 Fetë Sadiku nderohet nga të gjitha përsonalitetet e zonës e veçmas nga historianët Dodë Progni e Zef Doda etj, gjithashtu shpërthejnë një numër poetësh me vargjet e tyre rrënqethëse, sikurse këndohet nga disa këngëtarë të zonës e përreth saj.Përveç nderimeve të tjera, Fetë Sadiku në vitin 1995 dekorohet nga Presidenti i Republikës me medaljen “Martir i Demokracisë” me motivacionin trim dhe patriot i shquar, që dha jetën për Shqipëri të lirë dhe të bashkuar.
Gjithashtu me 27.09.2017 Bashkia Tropojë ka shpallur datën 29 shtator ditën e kujtesës kushtuar viktimave të qëndresës, marrë shkas nga pushkatimi pa gjygj i Fetë Sadikut e Ukë Çunit.Nderimi e kujtesa për ata që ishin prinjës e sakrifikues për liri e bashkim është detyrimi dhe mbështetja më e mundshme njerëzore në këmbim të asaj çfarë i shërbehet të shkuarës historike edhe kur ajo është e hidhur, sikurse duhen vlerësuar sipërmarrësit e kujtesës e promovimit për brezat.