Është infektuar me koronavirus aktori i njohur i humori, Koço Devole. Mësohet se aktori prej disa ditësh ndodhej i shtruar në Spitalin Infektiv.
Sipas informacioneve, gjatë kohës që ndodhej në spital gjendja shëndetësore e Koço Devoles ishte përmirësuar, duke lënë spitalin ditën e djeshme.
Por, pasi ka dalë nga spitali gjendja e aktorit është përkeqësuar papritur dhe është rikthyer me urgjencë dhe më pas është vendosur në intubim.











