InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Denoncoi policët për dhunën e ushtruar ndaj tij, kërcënohet me SMS ish-deputeti Ndocaj. Ministri hesht dhe “lan duart si Pilati”

25 Tetor, 2020
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
Denoncoi policët për dhunën e ushtruar ndaj tij, kërcënohet me SMS ish-deputeti Ndocaj. Ministri hesht dhe “lan duart si Pilati”

Incidenti i pak ditëve më parë, gjatë përurimit të shtëpisë-muze të Gjergj Fishtës, ku u ndalua nga policia dhe u mbajt për disa orë ish-deputeti Eduart Ndocaj, i cili kishte ardhur posaçërisht si i ftuar në këtë veprimtari, ka marrë përmasat e një përplasjeje me motive personale, duke rrëzuar pretendimet e policisë së Lezhës, të cilët u justifikuan me argumente qesharake dhe nxorën në pah keqpërdorimin e uniformave blu nga segmente të politikës.

Pas denoncimeve në media, që “kaubojsi” ka bërë ndaj ndalimit dhe shoqërimit të tij nga uniformat blu të Lezhës, veçanërisht në adresë të shefit të rendit në këtë qytet, Agron Cullhaj, këta të fundit, duken sikur janë vënë në lëvizje për t’i mbyllur gojën ish-deputetit, ku me forma të drejtpërdrejta shantazhojnë Ndocajn, duke e paralajmëruar se konflikti në mes tyre do të përshkallëzohet.

Një gjë të tillë, e ka pohuar vetë ish-deputeti Eduart Ndocaj, i cili sot ka pretenduar se është kërcënuar nga efektivë apo të afërm të tyre, duke bërë publike dhe sms kërcënuese.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm


Ajo cka mbetet shqetësuese, është fakti, se ish-deputeti ka komunikuar me ministrin Lleshaj duke e vënë në dijeni për këta efektivë që guxojnë të kërcënojnë dhe ky i fundit, e ka injoruar vënien në dijeni, duke i kërkuar “kaubojsit” referimin e cështjes në SHACBA, me pretendimin se ky institucion ka detyrë hetimin e veprimeve të policisë së shtetit.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm


Nuk janë të pakta rastet kur efektivët e policiësë, përfshihen në veprimtari shantazhuese dhe kërcënime të drejtpërdrejta, duke e vënë veten e tyre në shërbim të segmenteve të politikës.

Një pretendim të tillë ka shfaqur dhe ish-deputeti Ndocaj, i cili akuzon direkt kryebashkiakun e Lezhës, i cili u përfshi personalisht në këtë konflikt, duke krijuar një precedent të rrezikshëm që është këmbanë alarmi për zgjedhjet e 25 prillit 2021, që i jep atribute politike policisë së shtetit, e cila ka si përgjegjësi ruajtjen e rendit dhe të qetësisë publike dhe jo anëisimin e saj në favor të partisë-pushtet.


Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Pas bërjes publike të mesazhe kërcënuese që i vijnë nga efektivë të policisë, ku Ndocaj i konsideron të përfshirë personalisht në ndalimin, dhe dhunën ndaj tij të para pak ditëve, ky i fundit, paralajmëron se do të nisë një aksion për sensibilizimin e strukturave ndërkombëtare, duke servirur prova të pakontestueshme që implikojnë policinë e shtetit në represion dhe dhunë ndaj qytetarëve dhe opozitarëve.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Të Lidhura

Policia masa për çdo të martë për 13 javë rresht për pelegrinazhin në Kishën e Shna Ndout
Aktualitet

Policia masa për çdo të martë për 13 javë rresht për pelegrinazhin në Kishën e Shna Ndout

18 Mars, 2026
Procedohen penalisht dy shtetas në Kakavijë, kapen me lëndë narkotike cannabis
Aktualitet

Procedohen penalisht dy shtetas në Kakavijë, kapen me lëndë narkotike cannabis

17 Mars, 2026
Llogaritë jashtë vendit do të zbardhen, Shqipëria do të marrë të dhënat për llogaritë bankare të shqiptarëve jashtë vendit
Aktualitet

Llogaritë jashtë vendit do të zbardhen, Shqipëria do të marrë të dhënat për llogaritë bankare të shqiptarëve jashtë vendit

17 Mars, 2026
PD mbledh Kuvendin Kombëtar në 6 qershor, ja kur zhvillohen zgjedhjet për kreun e partisë
Aktualitet

PD mbledh Kuvendin Kombëtar në 6 qershor, ja kur zhvillohen zgjedhjet për kreun e partisë

17 Mars, 2026
Nada Meçorapaj fiton bindshëm në garën për drejtimin e PD në Vlorë
Aktualitet

Nada Meçorapaj fiton bindshëm në garën për drejtimin e PD në Vlorë

16 Mars, 2026
Komisionerja për Zgjerim Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së, eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në
Aktualitet

Komisionerja për Zgjerim Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së, eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në

15 Mars, 2026

TË FUNDIT

‘Nuk e di si ju mban toka’/Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj
Show Biz

‘Nuk e di si ju mban toka’/Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

19 Mars, 2026

Policia masa për çdo të martë për 13 javë rresht për pelegrinazhin në Kishën e Shna Ndout
Aktualitet

Policia masa për çdo të martë për 13 javë rresht për pelegrinazhin në Kishën e Shna Ndout

18 Mars, 2026

Horoskopi ditor, 18 mars 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 18 mars 2026

18 Mars, 2026

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët
Artikuj

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët

17 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com