Ish-deputeti Eduart Ndocaj, i njohur si një mik dhe dashamirës i medias dhe lirisë së fjalës, ka shprehur të gjithë vlerësimin e tij për gazetaren investigative Klodiana Lala, duke e konsideruar një shembull pozitiv dhe inspirues për të gjithë gazetarët.
Ndocaj, nuk ka kursyer elozhet e tij në drejtim të gazetares Lala, të cilën e përgëzon për punën e palodhur dhe për rezistencën e saj ndaj presionit dhe shantazhimeve politike dhe atyre të bandave kriminale të lidhura me politikën në vend.
“Do të dëshiroja të jenë me dhjetëra të tilllë (gazetarë)“-shprehet ish deputeti në urimin e tij për Klodiana Lalën.
Ditën e djeshme, Bashkimi Europian i akordoi çmimin e parë për gazetarinë investigative për vitin 2019-të, gazetares Klodiana Lala.
Publikimi i z. Ndocaj:
Është kënaqësi kur një gazetar vlerësohet për punë korrekte dhe gazetari profesionale. Do të dëshiroja të jenë me dhjetëra të tilllë gazetarë që përballojnë presionin politik, presionin ekonomik apo kërcënimet e bandave që kanë mbushur vendin! Urime, zonja Klodiana Lala!
Nga, Eduart Ndocaj