Lulzim Basha në një konferencë për mediat e ka krahasuar kryeministrin Edi Rama me personazhin e një filmi të vjetër shqiptar “Horizonte të Hapura”, me emirin ‘Robert Çamçakëzi’.
Kreu i PD-së theksoi se Rama deri më tani, përveç pandemisë, është shkaktar i vuajtjeve të shqiptarëve.
Basha: Une nuk do te lodhem se kujtuari detyrat dhe pergjegjesite qe qeveria ka perballe shqiptareve.
Parate e taksave te shqiptareve vazhdojne te shperdorohen nga nje grusht oligarkesh
Çdo vuajtje shtesë për shqiptarët gjatë këtyre muajve nuk vjen vetëm prej pandemisë, por vjen nga Edi Rama dhe skemat e tij të korrupsionit
Deri në këtë moment 75 milion euro u janë paguar inceneratorëve.
Arsyeja përse Edi Rama bën sikur nuk e ka dëgjuar planin tonë me 5 pika është rrjedhja e vazhdueshme e parave të buxhetit për skema korrupsioni
Të dhënat e raportuara për të infektuarit dhe viktimat janë të manipuluara
Asnjë reagim nga qeveria për lajmin se spitalet COVID 1 dhe 2 janë mbushur plotësisht.
Prokuroria duhej të kishte filluar hetimet për mosveprimet e Edi Ramës dhe Ministres së Shëndetësisë











