Protesta e studentëve pritet të vijojë sërish edhe ditën e sotme, në insistim të plotësimit të tetë kërkesave të tyre zyrtare.
Këshilli Studentor i Shkencave të Natyrës njofton se marshimi do të nisë në orën 09.00 të mëngjesit nga ky fakultet në drejtim të godinës së kryeministrisë, aty ku po protestohet prej disa ditësh.
Ndonëse në temperatura të ftohta, një grup të rinjsh kanë protestuar edhe gjatë natës poshtë kryeministrisë, ndërsa përsërisin vazhdimisht se me Edi Ramën nuk ka dialog e negociata, por vetëm plotësim të 8 kushteve.