Nga Hamdi SKEJA
Nuk e di, nuk e di, por urimet e juaja më përlotën, miq! Më përlotën për disa arsye! Ndaj po mundohem të t’ua sjell më posht disa arsye të forta! Më përlotën sepse: Minisria dhe Ministrja e Arsimit është një kazan mbeturinash!
Kjo e thënë me dhimbje nga fundi i shpirtit!… Sinqerisht kjo qeveri ka dështuar në çdo aspekt; jetësor, politik, kulturorë dhe mbi të gjitha; edhe në atë të Arsimit!
E nëse këto nuk ju bëjnë përshtypje që kanë dështuar, atëherë jemi edhe ne bashkëautor në këto dështime, jemi edhe bashkëfajtor me qeverinë!
Të mos heshtësh është Demokraci, prandaj edhe kam vendosur të flas, të flas, pafund! Sepse unë nuk pajtohem!… Ka ndodhur shpesh në këto vite që kam shkarkuar peshën e rëndë që më peshonte mbi shpirt, natyrisht si një qytetar, e jam shantazhuar shpesh, jam kërcënuar shpesh, por nuk kam heshtur, as nuk dua të hesht!
Ministria e Arsimit dhe ministrja e Arsimit janë një kosh i madh mbeturinash, plotë jashtëqitje! Po, po, plotë e përlot!… Era e jashtëqitjes ka qelbëzuar në çdo vend, në çdo çerdhe 3D dhe në çdo kopësht po 3D. Gjithashtu, edhe nëpër çdo shkollë, në çdo klasë, në çdo zyrë!
Çerdhet dhe kopështet janë vetëm në 3D, kurse shkollat janë një tjetër mjerim! Kudo hapin shkolla vetëm ketu i mbyllin! Shkolla që drejtorët janë politik, mësimdhënësit (shumica) janë politik!
Njerëz të turpshëm, njerëz të paaftë, e një pakicë e vogël që punon me dinjitet! U mërzita që dërgova djalin e vogël në kopësht, u mërzita dhe shava me listë shtëpie dhe farefisi vet Ministren, madje edhe Kryeministrin dhe gjithë qeverinë më tej!… Sepse jemi populli më shkërdhatë që nuk e hapim dot gojën për të drejtat që na kanë mohuar padrejtësisht!
Unë nuk e dërgova në kopshtin shtetërorë, jo se kam para, por se nuk kisha ku ta çoja, nuk ka një kopësht shtetëror, nuk ekziston.
E natyrisht kjo përbën një shkelje ligjore me dy këmbet e qeverissjen dhe ministrisë së Arsimit! E mora dhe e rregjistrova në privat, kjo përbën një dhimbje…











