InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Bota

Ekspertët: Vaksina për Covid-19 mund të jetë e disponueshme në vitin 2021

2 Gusht, 2020
in Bota, InfoPress, Lajme
A A
Britania porosit 90 milionë vaksina anticovid

Në Shtetet e Bashkuara numri i vdekjeve nga Covid-19 ka arritur në mbi 150,000, ndërsa në disa zona të vendit vazhdojnë të rriten rastet e koronavirusit. Krizat politike, ekonomike dhe shëndetësore janë një burim shqetësimi i vazhdueshëm për ligjvënësit amerikanë.

Por ekspertët kryesorë të shëndetit publik në vend kishin disa lajme inkurajuese të premten, duke i thënë një komisioni të Kongresit se zhvillimi i një vaksine për virusin po ecën me shpejtësi.

Për herë të parë që nga qershori, pati një rënie të numrit të rasteve të reja me Covid-19 në mbarë vendin krahasuar me javën e kaluar. Por me rritjen e numrit të rasteve në disa shtete, ligjvënësit amerikanë të premten kërkuan përgjigje nga ekspertët që po udhëheqin përpjekjet e administratës së Presidentit Trump për ta frenuar përhapjen e virusit.

“A mund të na ndihmoni të kuptojmë pse Evropa kryesisht e ka vënë nën kontroll virusin, por në Shtetet e Bashkuara po shohim një rritje të vazhdueshme të rasteve të reja?”, pyeti ligjvënësi demokrat James Clyburn.

“Nëse shikoni se çfarë ndodhi në Evropë, kur ata u mbyllën, ata e bënë këtë në nivel 95 për qind. Kur ju shikoni në fakt atë që bëmë ne, edhe pse u mbyllëm, edhe pse ajo krijoi një vështirësi të madhe, ne me të vërtetë funksionalisht mbyllëm vetëm rreth 50 për qind të aktivitetit”, u përgjigj Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive.Shtetet e Bashkuara kanë shtuar testimet në javët e fundit, por me debatin për rihapjen e ekonomisë amerikane ende një çështje me ndjeshmëri politike, ekspertët paralajmërojnë se testimet për Covid-19 nuk janë një zëvendësim i masave parandaluese.

“Ne nuk mund të dalim nga kjo ose një pandemi tjetër vetëm përmes testimeve. Testimi për koronavirus nuk zëvendëson përgjegjësinë personale. Nuk zëvendëson përgjegjësinë për të shmangur hapësirat e mbushura me njerëz, ose masat e tjera si larja e duarve, dhe vendosja e maskës”, tha Admiral Brett Giroir, Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shëndetësisë.

Shumë ekspertë shpresojnë se masat parandaluese do të ndihmojnë deri në fillim të vitit të ardhshëm, kur zyrtarët vlerësojnë se një vaksinë për koronavirusin mund të jetë e gatshme.

“Në fund të fundit, brenda një periudhe kohe të arsyeshme, planet tani lejojnë që çdo amerikan që ka nevojë për një vaksinë ta marrë atë brenda vitit 2021”, tha Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive.

Shtëpia e Bardhë tha të premten se shpejtësia është rezultat i udhëheqjes së Presidentit.

“Këto investime kritike në një vaksinë për koronavirusin janë bërë për faktin se ne kemi një biznesmen në Shtëpinë e Bardhë”, tha Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany.

Por demokratët në kongres akuzojnë presidentin dhe republikanët se nuk kanë ofruar ndihmë të nevojshme për amerikanët që janë pa punë dhe në vështirësi.

“Republikanët thanë se donin të bënin një pauzë. Virusi nuk bëri pauzë”, tha Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

Udhëheqësit nga të dyja palët nuk arritën bien dakord për një marrëveshje këtë javë për të zgjatur ndihmën financiare shtesë për miliona amerikanë të papunë.

Të Lidhura

“Ka lindur mashkull”, Macron dhe bashkëshortja nisin betejë ligjore kundër shpifjeve për identitetin e Brigitte
Bota

“Ka lindur mashkull”, Macron dhe bashkëshortja nisin betejë ligjore kundër shpifjeve për identitetin e Brigitte

18 Shtator, 2025
Londinezët në protestë kundër emigrantëve: Duam përsëri vendin tonë!
Bota

Londinezët në protestë kundër emigrantëve: Duam përsëri vendin tonë!

14 Shtator, 2025
Protestat që përmbysën qeverinë/ Kush është 16-vjeçari që po udhëheq të rinjtë e Nepalit
Bota

Protestat që përmbysën qeverinë/ Kush është 16-vjeçari që po udhëheq të rinjtë e Nepalit

14 Shtator, 2025
Sa vlejnë fëmijët e manjatit amerikan të mediave pas betejës për trashëgimi?
Bota

Sa vlejnë fëmijët e manjatit amerikan të mediave pas betejës për trashëgimi?

11 Shtator, 2025
Studentja 23-vjeçare dënohet me burgim të përjetshëm në Dubai për një “budallallëk”, flet nëna e saj e tronditur
Bota

Studentja 23-vjeçare dënohet me burgim të përjetshëm në Dubai për një “budallallëk”, flet nëna e saj e tronditur

6 Shtator, 2025
“Pavdekësia është e mundur”/ Mikrofonat zbulojnë bisedën e çuditshme të Putinit dhe Xi Jinping
Bota

“Pavdekësia është e mundur”/ Mikrofonat zbulojnë bisedën e çuditshme të Putinit dhe Xi Jinping

4 Shtator, 2025

TË FUNDIT

Patris Berisha dhe Santiana Maloku konfirmojnë lidhjen e tyre!
Show Biz

Patris Berisha dhe Santiana Maloku konfirmojnë lidhjen e tyre!

19 Shtator, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e premte 19 Shtator 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e premte 19 Shtator 2025

19 Shtator, 2025

Prof. Tonin Doçi, elita e arsimit shqiptar!
Artikuj

Prof. Tonin Doçi, elita e arsimit shqiptar!

18 Shtator, 2025

Diella bëhet me profil në Facebook, ky është mesazhi i parë i saj: Mos kini asnjë merak
Aktualitet

Diella bëhet me profil në Facebook, ky është mesazhi i parë i saj: Mos kini asnjë merak

18 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com