Ish-deputeti, Eduart Ndocaj, është dyshues mbi rrezikun që paraqet Covid 19. Po kaq e çuditshme sipas tij është edhe fakti sesi virusi nga Wuhani i Kinës erdhi në Milano e Tiranë para se të mbërrinte në Pekin.
Ndocaj: Mjekë dhe virologë të shquar të Italisë thonë si ka mundësi që erdhi virusi direkt nga Kina në Milano dhe Tiranë dhe nuk u ndal në Pekin se e kishte Ëuhanin më afër. Është për tu verifikuar sa e vërtetë është. Si semundje virale ka ekzistuar ndër vite, nuk është se e kanë zbuluar tani koronavirusin. Nuk njoh individë që e kanë pasur këtë sëmundje dhe kanë humbur diçka. Dy rryma mbajnë botën sot peng, fabrika e të ardhurave dhe fabrika e ilaçeve. Janë të dyja që bashkëpunojnë ngushtë me njëra-tjetrën.
Në emisionin “Ditë e Re” në Rtv Ora, Ndocaj e sheh të gabuar edhe strategjinë e mbylljes së aktiviteteve të shërbimit dhe argëtimit që lidhen me turizmin, duke u shprehur se po i shkaktohet një dëm i madh ekonomisë.
Ndocaj: Që është mbyllur vendi në këtë mënyrë është shumë e gabuar. Virusi nuk ngjitet se ti shkon në muzikë, në pishinë. Ngjitet kudo nëse është kaq i rrezikshëm se janë baret hapur, qendrat komerciale.Nuk është e goditur si strategji.
Sipas tij gjithë kjo situatë po përdoret nga politika kudo në botë, posaçërisht në Shqipëri.
Ndocaj: Deklaratat se do të kthehet virusi në shtator, çfarë do të thotë kjo, është me pushime? Politika, sidomos në Shqipëri, po e përdor mësëmiri.
Intervista në studio me moderatoren Arjola Shehu, përgatiti për online Besjana Kuçana