InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Inceneratori i Fierit/ Tabaku: 23 milionë euro për vetëm një gërmadhë

25 Qershor, 2020
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Mazhoranca subvencionon injorancën!

Nga Jorida TABAKU

Çfarë po shihni në këto pamje, dy mure dhe një karabina është ajo që qeveria quan “Inceneratori i Fierit”. Ka 3 vjet që kompania, Integrated Technology Waste Treatment Fier, ka marrë para nga buxheti i shtetit sepse po ndërton një incenerator modern dhe funksional.

Sot, pasi i janë paguar 23 mln euro nga taksat e shqiptarëve, pra më shumë se gjysma e pagesës totale, ajo që shohin shqiptarët është thjeshtë një kantier i braktisur. Paratë nga buxheti drejt xhepit të Klodian Zotos dhe të atyre që ndodhen pas tij vazhdojnë të shkojnë normalisht ndërkohë që qytetarët gënjehen nga kryeministri dhe shpura e tij..Pamjet e mëposhtme janë një tjetër shembull se si kjo qeveri dhe kryeministri i saj kryejnë punët në këtë vend.

Mjafton t’ju kujtoj se sa eficente ishte qeveria për t’i dhënë një dorë kompanisë së Zotos për këtë investim serioz strategjik.Ajo nxorri 17 VKM brenda ditës që hapnin garën, merrnin ofertën, shqyrtonin ankimimet, jepnin kontratën dhe firmosnin kontratën dhe lejet. Pra një super eficencë qeveritare në shërbim të kompanisë dhe njerëzve që fshihen pas KLodian Zotos ndërkohë që sot e kësaj dite shumica e shqiptarëve ankohen që as pagë lufte nuk kanë marrë lëre pastaj të flasim për ligje në shërbim të sipërmarrjes apo shtresave në nevojë.

Fill pasi kompania në fjalë fitoi PPP prej 38 milion euro, një nga aksionerët italianë që ishte specializuar për këtë proces largohet sepse aksionet e saj i bleu një kompani shqiptare e panjohur në këtë fushë për vetëm 20 mijë lekë.Në të njëjtën skemë mafioze dhe korruptive janë firmosur edhe dosjet e PPP-ve për inceneratorin e Elbasanit dhe Tiranës.

Sakaq, kontratat e inceneratorëve të Fierit, Elbasanit dhe Tiranës janë të vetmet ku pagesa fillon në momentin e firmosjes së kontratës. Madje eficencën qeveria dhe kryeministri e ka treguar edhe në ditët më të vështira të shqiptarëve. Pasi ra tërmeti i nëntorit 2019, kompanitë e inceneratorëve morrën 4 mln euro nga buxheti i shtetit, ndërkohë që Shqipëria nisi të mbyllej nga pandemia sërishmi kompanitë e inceneratorit të Tiranës morrën nga taksat e shqiptarëve dhe pagesa e fundit është e ajo e kryer pikërisht për inceneratorin e Fierit diten e djeshme.Gati tre vjet më parë, saktësisht në Nëntor 2017, Partia Demokratike denoncoi aferën e inceneratorëve e cila u reflektua nga shumë pak media.

Në shkurt 2018 një interpelancë me tre ministra u mbajt pikërisht për këtë çështje. Një dosje voluminoze u trajtua në parlament nga opozita dhe ministrat e qeverisë nuk denjuan as të jepnin informacion por as t’i përgjigjeshin pyetjeve. Edhe kjo u trajtua shumë pak nga media.Vlera e këtyre kontratave kriminale dhe abuzive kap shifrën totale të gati 500 mln eurove.

Pra buxheti i shtetit do t’i paguajë këtyre kompanive 500 mln euro, gati sa vlera e borxhit në Euro që qeveria shqiptare morri para disa ditësh në treg.Një tempizëm perfekt i qeverisë Rama nga dita e parë dhe deri më tani. Një banditizëm dhe hajdutëri me paratë e djersës së shqiptarëve që ua rrit taksat përvit që të përfitojnë Zotot dhe ato që fshihen pas tyre.

Nuk ka para për shqiptarët buxheti i shtetit por ka vetëm për inceneratorët. Nuk ka para për qytetarët dhe sipërmarrësit por ka vetëm para për oligarkët dhe shpuren e atyre që i shërbejnë Ramës.Koha është e pamëshirshme me ato që tallen me djersën dhe mundin e qytetarëve.

https://www.facebook.com/jorida.tabaku/videos/1521314791384068/

Të Lidhura

Si parashikohet moti për sot, reshje në të gjithë vendit
Aktualitet

Si parashikohet moti për sot, reshje në të gjithë vendit

29 Janar, 2026
Këshilli i Qarkut Korçë një hap i rëndësishëm drejt kujdesit dinjitoz për moshën e tretë
Aktualitet

Këshilli i Qarkut Korçë një hap i rëndësishëm drejt kujdesit dinjitoz për moshën e tretë

27 Janar, 2026
Parashikimi i motit,  26 janar 2026
Aktualitet

Parashikimi i motit, 26 janar 2026

26 Janar, 2026
Raporti sekret i Maltës: Arben Ahmetaj luajti 93 mijë euro në kazino me skemë tipike pastrimi parash
Aktualitet

Raporti sekret i Maltës: Arben Ahmetaj luajti 93 mijë euro në kazino me skemë tipike pastrimi parash

25 Janar, 2026
“Vllazën, demokracia në rrezik”
Aktualitet

“Vllazën, demokracia në rrezik”

25 Janar, 2026
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ja rrugët që do të bllokohen
Aktualitet

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ja rrugët që do të bllokohen

24 Janar, 2026

TË FUNDIT

Selin rrëfen sekretin e familjes: Babi ka bërë një gabim…
Show Biz

Selin rrëfen sekretin e familjes: Babi ka bërë një gabim…

31 Janar, 2026

Horoskopi, 31 janar 2026
Horoskopi

Horoskopi, 31 janar 2026

31 Janar, 2026

Gripi arrin pikun, mbi 18 mijë të infektuar dhe 130 shtrime në javë
Sociale

Gripi arrin pikun, mbi 18 mijë të infektuar dhe 130 shtrime në javë

30 Janar, 2026

Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother
Show Biz

Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother

30 Janar, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com